Kocevski: Veprimi im në rastin me Prokurorinë e Lartë Publike është sipas ligjit 

Prokurori Shtetëror Publik Lupço Kocevski në një deklaratë me shkrim të dhënë pas vendimit të Qeverisë që të fillojë procedurë për shkarkimin e tij thotë se gjithnjë ka punuar sipas The post Kocevski: Veprimi im në rastin me Prokurorinë e Lartë Publike është sipas ligjit  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 12, 2025 - 04:00
 0  3
Kocevski: Veprimi im në rastin me Prokurorinë e Lartë Publike është sipas ligjit 

Prokurori Shtetëror Publik Lupço Kocevski në një deklaratë me shkrim të dhënë pas vendimit të Qeverisë që të fillojë procedurë për shkarkimin e tij thotë se gjithnjë ka punuar sipas ligjit.

“Nga ajo që pata rastin të lexoj në media, arsyeja e vendimit të Qeverisë ishte se zgjedhja e udhëheqësit të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup kinse ishte e jashtëligjshme. Besoj se Qeveria nuk i kishte në dispozicion të gjitha informatat relevante dhe të sakta dhe për të shmangur keqkuptimet, sqaroj si vijon: Orari i punës i Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, i miratuar nga prokurori Hajrullahi, i cili aktualisht është i suspenduar, ishte i vlefshëm deri më 31.12.2024. Sipas atij orari, personat e caktuar si zëvendës të tij e kanë statusin e zëvendësit deri më 31.12.2024. Orari i punës së Prokurorisë së Lartë Publike Shkup për vitin 2025 është miratuar nga prokurori Cvetanovski në janar të vitit 2025, në kohën kur ai nuk ka pasur cilësinë e as zëvendësit dhe as drejtuesit të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, që do të thotë se një orar i tillë nuk është miratuar në përputhje me ligjin dhe nuk mund të prodhojë veprim juridik. Me konfirmimin e vendimit për suspendimin e prokurorit Cvetanovski, u lind nevoja që të caktohet një prokuror publik i cili përkohësisht do të drejtonte Prokurorinë e Lartë Publike Shkup”, thekson Kocevski.

Në deklaratën me shkrim Kocevski thotë se nuk është hera e parë të veprohet në këtë mënyrë dhe se prioritet ishte që të përcaktohet udhëheqës i Prokurorisë së Lartë Publike Shkup i cili do të jetë garant për punën e paanshme, profesionale dhe objektive të prokurorisë deri në përfundimin e procedurës disiplinore për prokurorin Hajrullahi.

“Sqaroj se nuk bëhet fjalë për emërim të ushtruesit të detyrës prokuror i lartë publik, por për caktimin e udhëheqësit të përkohshëm në prokurorinë e lartë publike Shkup. Sipas asaj ju siguroj se veprimi im në këtë rast, si dhe në gjithë punën time është në bazë të ligjit, ndërsa me qëllim të mundësimit të funksionimit të pandërprerë dhe ligjor të prokurorisë publike dhe mbrojtje të interesit publik”, bën të ditur Kocevski.

Qeveria sot në mbledhje mori vendim për nisjen e procedurës për shkarkimin e Kocevskit. Zëdhënësja e Qeverisë, Maria Miteva në konferencë për media i sqaroi argumentet dhe arsyet për shkak të të cilave ishte marrë vendimi i tillë.

“Së pari u hap diskutimi për Indeksin e fundit të Transparencës, të cilin e publikoi sot Transparensi interneshënëll Maqedoni dhe nga i cili mund të shihet në detaje se katër pika specifike kanë të bëjnë me situatat që kanë ndodhur në prokurori dhe në gjyqësor. Shtesë, emërimi i fundit  i ushtruesit të detyrës – shef i Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup është vendim i paligjshëm, gjegjësisht jashtë dispozitave të përcaktuara në Ligjin për Prokurorinë Publike”, theksoi Miteva.

The post Kocevski: Veprimi im në rastin me Prokurorinë e Lartë Publike është sipas ligjit  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .