Koci: Nesër vazhdon gjykimi për sul*min terro`rist në Banjskë

Avokati Arianit Koci, ka thënë se nesër vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjska, ku ishte vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku. Koci është avokati i familjes së Afrim Bunjakut. “Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur, i trajnuar dhe i dirigjuar, kreu një ndër sulmet më të rënda kundër rendit

Prill 17, 2025 - 02:01
 0  5
Koci: Nesër vazhdon gjykimi për sul*min terro`rist në Banjskë
koci:-neser-vazhdon-gjykimi-per-sul*min-terro`rist-ne-banjske

koci:-neser-vazhdon-gjykimi-per-sul*min-terro`rist-ne-banjske

Avokati Arianit Koci, ka thënë se nesër vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjska, ku ishte vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku.

Koci është avokati i familjes së Afrim Bunjakut.

“Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur, i trajnuar dhe i dirigjuar, kreu një ndër sulmet më të rënda kundër rendit kushtetues të Kosovës. Qëllimi ishte i qartë: ndarja territoriale e veriut dhe sfidimi i sovranitetit të shtetit tonë. Afrim Bunjaku ra në detyrë, duke mbrojtur territorin e Republikës së Kosovës”.

“Nuk jemi përballë një rasti të zakonshëm penal, por përballë një akti kriminal me prapavijë politike dhe struktura terroriste të organizuara pas tij. Ky proces gjyqësor është më shumë se drejtësi individuale – është mbrojtje e rendit kushtetues. Të gjitha të drejtat që u takojnë të akuzuarve do të garantohen. Jemi shtet serioz. Por gjykimi duhet të jetë efikas. Pa zvarritje. Pa amnisti të heshtur. Drejtësia për Afrim Bunjakun është detyrim i Republikës së Kosovës. Sepse ai ka rënë për të”, ka shkruar Koci ë Facebook.