Selena Gomez i jep fund thashethemeve për tradhtinë e Benny Blanco

Selena Gomez ka hedhur poshtë thashethemet për një krizë në marrëdhënien me të fejuarin Benny Blanco, pas zërave për një lidhje të mundshme mes tij dhe yllit të OnlyFans, Theresa Marie. Ylli i popit, 32 vjeçe, ndau së fundmi në Instagram një përmbledhje fotografish nga miqësitë e saj ndër vite, ku përfshiu edhe një imazh […]

maj 11, 2025 - 14:00
 0  6
Selena Gomez i jep fund thashethemeve për tradhtinë e Benny Blanco

Selena Gomez ka hedhur poshtë thashethemet për një krizë në marrëdhënien me të fejuarin Benny Blanco, pas zërave për një lidhje të mundshme mes tij dhe yllit të OnlyFans, Theresa Marie.

Ylli i popit, 32 vjeçe, ndau së fundmi në Instagram një përmbledhje fotografish nga miqësitë e saj ndër vite, ku përfshiu edhe një imazh me Theresën – duke i dhënë fund spekulimeve për një prishje mes tyre.

“Po kujtoj disa kujtime të bukura”, shkroi Selena në postim, në një ton nostalgjik dhe pozitiv, shkruan DailyMail.

Theresa ishte parë për herë të fundit në rrjetet sociale të Selenës në mars, në një festë ditëlindjeje mes miqsh të përbashkët. Dyshja janë shoqe të ngushta që nga viti 2019, kur u njohën në një projekt pune.

Ky postim vjen ndërsa Selena së fundmi foli hapur për lidhjen e saj me Benny Blanco, duke rrëfyer se ishte ndjerë “e vetmuar për pesë vjet” pas ndarjes me Justin Bieber, përpara se të gjente sërish dashurinë.

Në një episod të fundit të podcast-it “Table Manners”, ajo dhe Benny ndanë detaje nga puthja e tyre e parë, duke zbuluar emocionet dhe pasigurinë që i shoqëroi. “Nuk më kishte pëlqyer askush për një kohë shumë të gjatë dhe kjo ndjesi ishte krejt ndryshe”, tha Selena.