Komandant Hoxha: Nesër u përgjigjem të gjitha pyetjeve të mbrojtjes së krerëve të UÇK-së
Njëri ndër komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara, ka bërë një deklarim publik së fundi, duke pohuar se do t’i kundërshtojë të gjitha akuzat e ngritura ndaj krerëve të UÇK-së. Ai ndër tjera i cilëson akuzat si të përgatitura nga kriminelët ushtarakë serbë dhe Akademia Serbe. ”Unë, Komandant Hoxha, do të kundërshtoj të


Njëri ndër komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara, ka bërë një deklarim publik së fundi, duke pohuar se do t’i kundërshtojë të gjitha akuzat e ngritura ndaj krerëve të UÇK-së.
Ai ndër tjera i cilëson akuzat si të përgatitura nga kriminelët ushtarakë serbë dhe Akademia Serbe.
”Unë, Komandant Hoxha, do të kundërshtoj të gjitha akuzat e ngritura ndaj krerëve të UÇK-së, duke i cilësuar ato si të përgatitura nga kriminelët ushtarakë serbë dhe Akademia Serbe e [Vaso Čubrilović] dhe [Dobrica Ćosić], në bashkëpunim me spiunë shqiptarë të UDB-së serbe, me qëllim që të jenë më bindëse për prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Shihemi nesër, ku do t’u përgjigjem pyetjeve të avokatëve mbrojtës të krerëve të UÇK-së, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre”.
I njohur në luftën e Kosovës, si komandant Hoxha, në cilësinë e dëshmitarit ai sot refuzoi të dëshmonte, pa iu shfaqur një dokument të cilin e kërkonte nga mëngjesi.