Osmani: Ukraina po luf*ton për dinjitetin e lirinë, Kosova e di këtë dhimbje

Sot, u shënua trevjetori i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ngjarje kjo që ka tronditur botën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka mbështetur pa rezerva Ukrainën që nga fillimi i luftës, e ka theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe angazhimit për të mbrojtur vlerat e lirisë dhe dinjitetit. “Tre vjet më parë, lufta u

shkurt 25, 2025 - 00:00
 0  2
Osmani: Ukraina po luf*ton për dinjitetin e lirinë, Kosova e di këtë dhimbje
osmani:-ukraina-po-luf*ton-per-dinjitetin-e-lirine,-kosova-e-di-kete-dhimbje

osmani:-ukraina-po-luf*ton-per-dinjitetin-e-lirine,-kosova-e-di-kete-dhimbje

Sot, u shënua trevjetori i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ngjarje kjo që ka tronditur botën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka mbështetur pa rezerva Ukrainën që nga fillimi i luftës, e ka theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe angazhimit për të mbrojtur vlerat e lirisë dhe dinjitetit.

“Tre vjet më parë, lufta u kthye në Evropë. Më 24 shkurt 2022, bota u zgjua nga pushtimi i  Ukrainës nga Rusia. Që atëherë, jemi dëshmitarë të vuajtjeve të jashtëzakonshme—jeta të vjedhura, qytete të shkatërruara—por gjithashtu të qëndrueshmërisë së jashtëzakonshme të popullit ukrainas”, ka shkruar në X, presidentja Osmani.

Ajo ka nënvizuar gjithashtu se dhimbja e Ukrainës është e njohur për Kosovën, e cila ka kaluar nëpër periudha të ngjashme të luftës dhe të vuajtjeve. “Ukraina po lufton për atdhenë e saj, dinjitetin dhe lirinë. Kosova e di këtë dhimbje. Ne e kemi jetuar atë. Kjo është arsyeja pse, që nga dita e parë, qëndruam me Ukrainën.”

Osmani ka potencuar se Kosova ka ofruar mbështetje të fuqishme për Ukrainën, duke hapur dyert për të strehuar ata që kërkojnë ndihmë, duke stërvitur ushtarët ukrainas dhe duke mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës. “Ne hapëm dyert tona, stërvitëm ushtarët e saj, mbështetëm të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës dhe dhamë gjithçka që mundëm—duke e ditur se lufta e Ukrainës është edhe lufta jonë. Është një luftë për një Europë të bashkuar, të lirë dhe në paqe!”, ka përfunduar presidentja e Kosovës.