Arrestohet një 22 vjeçar në Prizren, dyshohet se mbajti një granatë dore në xhepin e xhaketës
Në një lokal në Prizren dyshohet se është vendosur një mjet shpërthyes. Lidhur me rastin kanë folur për Front Online edhe nga Policia e Kosovës, Zëdhënësi për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi njoftoi se kanë marr një informatë se një i dyshuar i moshës 22 vjeçare i cili ndodhej në një restorant dyshohej për një
Në një lokal në Prizren dyshohet se është vendosur një mjet shpërthyes.
Lidhur me rastin kanë folur për Front Online edhe nga Policia e Kosovës, Zëdhënësi për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi njoftoi se kanë marr një informatë se një i dyshuar i moshës 22 vjeçare i cili ndodhej në një restorant dyshohej për një granat dore në gjepin e xhaketës së tij.
Tutje, Bytyqi shtoi se i dyshuari është arrestuar.
“Me datën 04.12.2024 rreth orës 15:35 kemi marre informatën nga qendra komunikues se një dyshuari (mashkull /Shqiptar 22 vjeçar) ndodhet ne një restaurant në qendër në Prizren dhe ne gjepin e xhaketës mbanë një mjet të dyshuar, që dyshohet të jetë granat dore. Patrulla policore menjëherë ju ka përgjigj rastit dhe ka arrit te arrestoj të dyshuarin dhe mjetin e dyshuar ta siguroj”.
Bytyqi njoftoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore, derisa janë informuar edhe hetuesit rajonal, prokurori e FSK-ja.
“Në vendin e ngjarjes kanë dale të gjitha njësitet përkatëse policore të cilët i kanë ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme. Lidhur me rastin janë informuar hetuesit Rajonal si dhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit iniciohet rasti, gjithashtu është informuar edhe FSK-së”, tregoi Bytyqi.