Komandant Remi: Kemi nevojë për politikë që ndërton raporte normale, jo manovra
Rrustem Mustafa i njohur si komandant Remi, ka komentuar situatën e fundit në raport me Amerikën. Ai ka thënë se popullit i duhen raporte normale jo manovra e eksperimente. Postimi i plotë: Manovrat në Politikë, Fundi i Pashmangshëm Manovrat politike, edhe kur vishen me fjalë të bukura, janë të destinuara të dështojnë. Ballkani i ka


Rrustem Mustafa i njohur si komandant Remi, ka komentuar situatën e fundit në raport me Amerikën.
Ai ka thënë se popullit i duhen raporte normale jo manovra e eksperimente.
Postimi i plotë:
Manovrat në Politikë, Fundi i Pashmangshëm
Manovrat politike, edhe kur vishen me fjalë të bukura, janë të destinuara të dështojnë. Ballkani i ka parë të gjitha format e tyre nga manipulimet e brendshme, deri tek tentimet për të mashtruar edhe miqtë strategjikë që na kanë ndihmuar të fitojmë lirinë.
Në kohën e sotme, ku çdo e pavërtetë zbulohet për sekonda, këto taktika jo vetëm që dështojnë më shpejt, por lënë edhe plagë më të mëdha: e prishin besimin mes qytetarëve dhe e dëmtojnë marrëdhënien me aleatët tanë.
Ne kemi nevojë për politikë të pastër, që ndërton raporte normale me popullin dhe me miqtë tanë, jo për manovra që i kthejnë ato raporte në eksperimente të pa dobishme.
