Komandant Remi kthehet në PDK
Ish-Komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, do të jetë kandidat për deputet i PDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit. Lajmin e ka bërë të ditur Naim Fetahu nga PDK. “Rrustem Mustafa, Komandanti i Zonës Operative të Ll...


Ish-Komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, do të jetë kandidat për deputet i PDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit.
Lajmin e ka bërë të ditur Naim Fetahu nga PDK.
“Rrustem Mustafa, Komandanti i Zonës Operative të Llapit dhe bashkëluftëtari ynë, rreshtohet në listën e PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit. Besojmë fort në përvojën dhe përkushtimin tënd për ta çuar Kosovën përpara, ashtu siç bëre në ditët më të rëndësishme për lirinë tonë. Të priftë e mbara, Komandant!”, ka shkruar Fetahu.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
