Komisioni Rregullator i Energjisë kërkon nga EVN që të korrigjojë faturat e janarit 

Komisioni Rregullator i Energjisë ka apeluar të premten tek EVN Home që të korrigjojë faturat e janarit të rrymës dhe të bëjë ndarjen e duhur sipas blloqeve sipas historikut të The post Komisioni Rregullator i Energjisë kërkon nga EVN që të korrigjojë faturat e janarit  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 11, 2025 - 16:00
 0  5
Komisioni Rregullator i Energjisë kërkon nga EVN që të korrigjojë faturat e janarit 

Komisioni Rregullator i Energjisë ka apeluar të premten tek EVN Home që të korrigjojë faturat e janarit të rrymës dhe të bëjë ndarjen e duhur sipas blloqeve sipas historikut të konsumit mesatar të amvisërive në tri periudhat e fundit të faturimit.

Kjo do të thotë se llogaritjet duhet të jenë të sakta për të mos shkaktuar kalimin e sasisë së energjisë në blloqe më të larta për të cilat çmimi i energjisë elektrike është gjithashtu më i shtrenjtë.

Ditëve të fundit, në rrjetet sociale shpërndahen postime kundër EVN-së. Shkak janë bërë faturat e muajt Janar, shkruan Flaka

Pasditën e së hënës, gazetari Abedin Bilalli shpërndajti postime me fatura të mërgimtarëve, me vlera 350, 400 madje edhe 700 euro për shpenzim të energjisë elektrike gjatë qëndrimit të tyre 2-3 javore për pushime dimërore në vendlindje.

”Edhe pse është bërë ankesë në EVN për korrigjim siç po rekomandonte këto ditë Komisioni Rregullator për Energjetikë, kompani nuk e ka marrë parasysh ankesën. Do paguani ose do ju largojmë nga rrjeti, ka qenë përgjigja e EVN-së. Kjo faturë është e një familje nga fshati Zdunjë e që jeton këtu në Maqedoninë e Veriut”, shkruan Bilalli.

Të hënën, nga EVN thanë që qytetarët mund të ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike për muajin janar, por kjo nuk i përjashton nga pagesa e tyre.

Kështu u përgjigjën sot nga EVN Home për “Telma” në pyetjen se si trajtohen ankesat e qytetarëve se kanë marrë fatura shumë më të larta se zakonisht. Për shembull, një familje ka marrë një faturë rryme prej 9.237 denarë në dhjetor, ndërsa muajin pasardhës fatura ka shkuar në 14.252 denarë, ose mbi 50 për qind më shumë. Flaka

Lexo edhe: Ankohen mërgimtarët, fatura 350/400/700 euro, EVN: Do të duhet t’i paguajnë!

Faturat enorme, “vlon” rrjeti me pakënaqësi ndaj EVN-së

The post Komisioni Rregullator i Energjisë kërkon nga EVN që të korrigjojë faturat e janarit  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .