LSDM: Qeveria ka shkatërruar sistemin shëndetësor në vend
LSDM-ja ka shprehur shqetësim serioze për gjendjen katastrofike në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku pacientët nga mbarë Maqedonia përballen me mungesë të barnave jetëshpëtuese, mungesë të personelit shëndetësor dhe kushte elementare për trajtim. “Kjo situatë është rezultat i paaftësisë dhe pakujdesisë së qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe ministrit Taravari, i cili shëtit nëpër […]
LSDM-ja ka shprehur shqetësim serioze për gjendjen katastrofike në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku pacientët nga mbarë Maqedonia përballen me mungesë të barnave jetëshpëtuese, mungesë të personelit shëndetësor dhe kushte elementare për trajtim.
“Kjo situatë është rezultat i paaftësisë dhe pakujdesisë së qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe ministrit Taravari, i cili shëtit nëpër Uashington dhe poston fotografi ndërsa pacientët vuajnë.
Mungesa e barnave, mungesa e stafit dhe mospërfillja e dukshme e nevojave të pacientëve janë tregues i drejtpërdrejtë i shkatërrimit të sistemit shëndetësor nën drejtimin e kësaj qeverie.
Premtimet e tyre për reforma dhe përmirësime në shëndetësi doli të ishin një tjetër gënjeshtër boshe.
Derisa zyrtarët e qeverisë shpenzojnë paratë publike për luks, mobilie, vetura dhe imagjinojnë avionë të rinj për ministrat, qytetarët e vendit po paguajnë me gjënë më të shtrenjtë, shëndetin e tyre”, akuzojnë nga LSDM.
LSDM kërkon reagim urgjent për blerjen e ilaçeve thelbësore dhe rritjen e personelit në Onkologji.