Kompania e Dimitrovskit ishte angazhuar në projektin milionësh të qeverisë së VMRO-DPMNE-së
Kryetari i dorëhequr, Ljupço Papazov dhe dy ish-kryetarë të komunës së Koçanit Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski janë arrestuar, pasi dyshohet se janë të përfshirë në tragjedinë me 59 viktima The post Kompania e Dimitrovskit ishte angazhuar në projektin milionësh të qeverisë së VMRO-DPMNE-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetari i dorëhequr, Ljupço Papazov dhe dy ish-kryetarë të komunës së Koçanit Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski janë arrestuar, pasi dyshohet se janë të përfshirë në tragjedinë me 59 viktima në klubin “Pulse”, shkruan Flaka
Ratko Dimitrovski që llogaritej si i forti i Koçanit, drejtoi komunën për dy mandate, edhe atë në periudhën 2009-2017, dhe këtë ndalim nga Policia e ka për herë të dytë, pasi në vitin në nëntor të vitit 2018 ra në burg pasi Prokuroria Speciale Publike e akuzoi për veprën penale t rastin “Banka Postare” pastrimit të parave dhe të ardhura të tjera.
Ky dhe persona të tjerë u akuzuan se nga krimet e kryera në periudhën nga viti 2001 deri në vitin 2010 janë përfituar përfitime pasurore në vlerë prej 5 milionë euro.
Në rastin “Banka Postare”, biznesmenët Tome Glavçev dhe Ratko Dimitrovski janë akuzuar për shpëlarje parash dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.
Goditjen e parë këtij rasti ia dha ndryshimi në Kodin Penal i cili e la të vjetëruar veprën e shpërdorimit të detyrës zyrtare. Prokurori e riklasifikoi vetëm si pastrim parash, por gjyqtari vlerësoi se duke qenë se abuzimi ishte parashkruar, nuk mund të ndiqej penalisht për veprën penale të “pastrimit të parave”.
Ky ishte një nga rastet e hapura nga ish-Prokuroria Speciale Publike e më pas e marrë përsipër nga Prokuroria Publike Republikane.
Ratko Dimitrovski është pronar i shtypshkronjës së njohur “Evropa ’92” dhe njihet si përkrahës i fuqishëm i politikave të VMRO-DPMNE-së. Aktualisht, shtypshkronja ka menaxher gjerneral Vlatko Dimitrovskin, birin e tij.
Themeluesi i “Evropa 92”, Ratko Dimitrovski, është donator i partisë VMRO-DPMNE. Ai ishte deputet në periudhën 2006/2008 dhe kryetar i Komunës së Koçanit, ndërsa shtypshkronja e tij ishte e angazhuar në projektin milionarë të qeverisë së Nikolla Gruevskit të titulluar “1050 libra”, kosto-efektiviteti i të cilit është vënë në pikëpyetje.
Kjo nuk e pengon atë që të konkurrojë me kompaninë e tij dhe të fitojë tenderë nga institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike apo komunat. Vetëm në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2017, kompania e tij kanë lidhur kontrata në vlerë mbi 700 mijë euro.
Shtypshkronja “Evropa 92” me pajisjet dhe kapacitetet e saj të instaluara është një nga kompanitë lider në Koçan dhe në vend. Sipas teknologjisë dhe standardeve të prezantuara, konsiderohet të jetë në krye të industrisë së printimit në vend dhe më gjerë, shkruan Flaka.
Në vitin 2002, shtypshkronja ndërtoi dhe vuri në përdorim një hapësirë të re prodhimi, ose godinë, me sipërfaqe 4500 m2 të shfrytëzueshme. Strategjia e shtypshkronjës ishte që të blejë të paktën një makinë me performancë teknologjike më moderne çdo vit ose dy.
Kompania e Ratkos ka sot një hapësirë të respektueshme prodhuese-administrative prej 8500m2, dhe rriti numrin e të punësuarve në 120 punëtorë me kualifikime të larta dhe të trajnuar. E vendosur në zonën industriale të qytetit të Koçanit, “menuja” përfshin një numër të madh klientësh si banka, supermarkete dhe operatorë telekomunikacioni.
Dimitrovski mbaroi Fakultetin e Arteve Grafike, dhe filloi të punojë në shtypshkronjën e atëhershme “Mladost” në vitin 1977. Ai ka lindur në Dellçevë dhe aktualisht jeton në Koçan. Flaka Media
The post Kompania e Dimitrovskit ishte angazhuar në projektin milionësh të qeverisë së VMRO-DPMNE-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .