Taravari: 47 pacientët në gjendje kritike nga zjarri në Koçan do të trajtohen jashtë Maqedonisë

Dyzet e shtatë pacientë të cilët ishin në gjendje kritike dhe mesatare kritike pas zjarrit në diskotekën “Pulse” të Koçanit do të trajtohen jashtë vendit, tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Taravari tha se aktualisht në spitalet e Maqedonisë janë të shtruar 115 pacientë dhe se të gjithë janë në gjendje stabile dhe të mirë, […]

Mars 17, 2025 - 00:00
 0  4
Taravari: 47 pacientët në gjendje kritike nga zjarri në Koçan do të trajtohen jashtë Maqedonisë

Dyzet e shtatë pacientë të cilët ishin në gjendje kritike dhe mesatare kritike pas zjarrit në diskotekën “Pulse” të Koçanit do të trajtohen jashtë vendit, tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Taravari tha se aktualisht në spitalet e Maqedonisë janë të shtruar 115 pacientë dhe se të gjithë janë në gjendje stabile dhe të mirë, jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, ai ka theksuar se me djegiet mund të ndryshojë gjendja dhe të ndodhin komplikime të mëvonshme, transmeton Portalb.mk.

Tashmë 3 pacientë janë akomoduar në Selanik, 8 në Sofje, 3 në Plovdiv dhe 3 në Varna. Sonte 4 të tjerë do të shkojnë për trajtim në Kroaci dhe 15 të tjerë në Beograd.

Në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup janë 25 pacientë, nga 24 në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit (SPQ) “8 Shtatori” dhe në Klinikën për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi Ohrit”, në Spitalin Shtip 29 dhe në Koçan 13.

Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur.

Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 24 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.

LEXO MË SHUMË NË: