Melburni nderon viktimat e tragjedisë së Koçanit

Në Melburn të Australisë sot u bënë homazhe për viktimat e tragjedisë në Koçan. Në shenjë ngushëllimi dhe solidariteti me familjet e 59 personave të vdekur në Koçan, ndërtesa e The post Melburni nderon viktimat e tragjedisë së Koçanit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 21, 2025 - 04:00
 0  6
Melburni nderon viktimat e tragjedisë së Koçanit

Në Melburn të Australisë sot u bënë homazhe për viktimat e tragjedisë në Koçan.

Në shenjë ngushëllimi dhe solidariteti me familjet e 59 personave të vdekur në Koçan, ndërtesa e Qeverisë së Shtetit të Viktorias është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Maqedonisë së Veriut.

Në Viktoria jeton komuniteti i shumtë maqedonas në Australi, që numëron mbi 40 mijë shtetas të Maqedeonisë së Veriut.

Kujtojmë se në momentet e tragjedisë, shumë shtete u solidarizuan me Maqedoninë e Veriut.

Disa prej tyre ofruan ekipe mjekësore, helikopterë për transportin e të lënduarve jashtë shtetit e poashtu edhe morën përsipër mjekimin e të lënduarve jashtë RMV-së.

The post Melburni nderon viktimat e tragjedisë së Koçanit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .