Komuna e Gostivarit shlyen tërësisht regresin për mësimdhënësit
Komuna e Gostivarit njofton se më 31 mars 2026 ka përfunduar pagesa e regresit për vitin 2025 për të gjithë mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme në komunë, duke The post Komuna e Gostivarit shlyen tërësisht regresin për mësimdhënësit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Komuna e Gostivarit njofton se më 31 mars 2026 ka përfunduar pagesa e regresit për vitin 2025 për të gjithë mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme në komunë, duke përdorur mjete nga buxheti vetanak.
Ky detyrim, i cili ishte parashikuar të realizohej nga administrata e mëparshme deri më 31 dhjetor 2025, nuk ishte përmbushur. Me këtë veprim, Komuna ka siguruar përmbushjen e plotë të obligimeve ndaj stafit arsimor.
“Pagesa është realizuar nga buxheti i Komunës, duke garantuar stabilitet dhe korrektësi ndaj të punësuarve në sektorin e arsimit,” theksojnë nga Komuna e Gostivarit.
Komuna shton se ky hap është një shembull i përkushtimit për krijimin e stabilitetit financiar në shumë sektorë, pas keqmenaxhimit të mëparshëm financiar nga administrata e kaluar. Gostivari Sot
The post Komuna e Gostivarit shlyen tërësisht regresin për mësimdhënësit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .