Komuna e Tetovës nis punimet te nënkalimet në lagjen Dardania

Komuna e Tetovës ka filluar punimet për zgjidhjen e problemit të dy nënkalimeve në lagjen Dardania. Gjatë reshjeve të shiut, këto nënkalime shpesh bllokoheshin, duke shkaktuar dëme edhe për automjetet. TV21 disa herë ka raportuar për këtë problematikë, ndërsa nga Komuna e Tetovës është bërë e ditur se tenderi ka përfunduar, por për shkak të […]

Prill 6, 2026 - 18:00
Komuna e Tetovës nis punimet te nënkalimet në lagjen Dardania

Komuna e Tetovës ka filluar punimet për zgjidhjen e problemit të dy nënkalimeve në lagjen Dardania. Gjatë reshjeve të shiut, këto nënkalime shpesh bllokoheshin, duke shkaktuar dëme edhe për automjetet. TV21 disa herë ka raportuar për këtë problematikë, ndërsa nga Komuna e Tetovës është bërë e ditur se tenderi ka përfunduar, por për shkak të kushteve klimatike, punimet nuk kanë mundur të fillojnë më herët.