“Komuniteti Shqiptar – Australian mbështet protestat e studentëve në Shkup

Komuniteti Shqiptar – Australian ka reaguar më 5 prill 2026 ndaj pengesave për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Në deklaratën e tyre, ata e cilësojnë të papranueshme The post “Komuniteti Shqiptar – Australian mbështet protestat e studentëve në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 5, 2026 - 16:00
“Komuniteti Shqiptar – Australian mbështet protestat e studentëve në Shkup

Komuniteti Shqiptar – Australian ka reaguar më 5 prill 2026 ndaj pengesave për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Në deklaratën e tyre, ata e cilësojnë të papranueshme kufizimin e gjuhës amtare në arsim dhe institucione, duke e konsideruar shkelje të barazisë dhe të shtetit të së drejtës.

Në kumtesë theksohet se gjuha shqipe është e drejtë kushtetuese dhe jo privilegj, ndërsa çdo cenim i saj përbën diskriminim sistematik. Komuniteti shprehu mbështetje të plotë për protestat e studentëve shqiptarë, duke i cilësuar si zë legjitim për dinjitet dhe drejtësi.

Deklarata bën thirrje për unitet kombëtar, pa dallime politike, si dhe për reagim të menjëhershëm nga organizatat ndërkombëtare dhe qeveritë e Shqipërisë e Kosovës. Diaspora shqiptare në Australi kërkon ndërhyrje diplomatike për të ndalur padrejtësitë që cenojnë të ardhmen akademike dhe profesionale të studentëve shqiptarë.

Ky kumtim është një mesazh i fuqishëm nga diaspora, që rikujton se barazia nuk është çështje negociate, por detyrim ligjor dhe moral. Protesta e paralajmëruar për 6 prill në Shkup pritet të marrë mbështetje të gjerë, duke e kthyer çështjen e gjuhës shqipe në një kauzë kombëtare. Gazeta Flaka

The post “Komuniteti Shqiptar – Australian mbështet protestat e studentëve në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .