Konfirmohen rastet e para me grip në Shqipëri, dominon Covidi

Në Shqipëri janë konfirmuar rastet e para me grip për këtë sezon. Instituti i Shëndetit Publik deklaron se gripi i tipit A dhe nën tipi AH1N1 është në qarkullim këtë periudhë, ashtu si në shumë vende të Evropës. Rastet e para raportohen me shenja klasike të gripit: rrufë, temperaturë të lartë dhe bllokim të rrugëve të

Nëntor 20, 2025 - 20:30
 0
Konfirmohen rastet e para me grip në Shqipëri, dominon Covidi
Konfirmohen rastet e para me grip në Shqipëri, dominon Covidi

Konfirmohen rastet e para me grip në Shqipëri, dominon Covidi

Në Shqipëri janë konfirmuar rastet e para me grip për këtë sezon. Instituti i Shëndetit Publik deklaron se gripi i tipit A dhe nën tipi AH1N1 është në qarkullim këtë periudhë, ashtu si në shumë vende të Evropës.

Rastet e para raportohen me shenja klasike të gripit: rrufë, temperaturë të lartë dhe bllokim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Aktualisht dominojnë rastet me Covid dhe virozat e tjera. Me fillimin e stinës së ftohtë pritet të shtohet intensiteti i rasteve me grip në bashkëqarkullim me Covid.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik flasin për rëndësinë e vaksinimit ndaj gripit për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Sezoni i gripit nis në fund të nëntorit dhe mbyllet kryesisht në fund të muajit mars. Piku i qarkullimit të tij shënohet në muajt më të ftohtë, janar-shkurt./ A2Cnn