Konkurs për të rinjtë: dizejno poster mbi rreziqet e përhapjes së lajmeve të rreme dhe fito deri në 600 euro

Në kuadër të projekteve “Zërat e Ballkanit 2” dhe “Horizontet e Përbashkëta”, organizata Canal France International (CFI) e ka shpallur konkursin rajonal të posterave #YouthVsFake – Rinia e Ballkanit kundër Dezinformimit. Kjo nismë synon të sensibilizojë të rinjtë e rajonit mbi rreziqet e përhapjes së lajmeve të rreme dhe të nxisë shprehjen e tyre krijuese, […]

Prill 24, 2025 - 17:00
 0  5
Konkurs për të rinjtë: dizejno poster mbi rreziqet e përhapjes së lajmeve të rreme dhe fito deri në 600 euro
Screenshot nga konkursi rajonal të posterave #YouthVsFake – Rinia e Ballkanit kundër Dezinformimit

Në kuadër të projekteve “Zërat e Ballkanit 2” dhe “Horizontet e Përbashkëta”, organizata Canal France International (CFI) e ka shpallur konkursin rajonal të posterave #YouthVsFake – Rinia e Ballkanit kundër Dezinformimit. Kjo nismë synon të sensibilizojë të rinjtë e rajonit mbi rreziqet e përhapjes së lajmeve të rreme dhe të nxisë shprehjen e tyre krijuese, kritike dhe qytetare, shkruan Portalb.mk.

Konkursi i fton të gjithë individët nën moshën 30 vjeç nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia të marrin pjesë duke dizajnuar postera origjinalë. Posterat duhet të ilustrojnë ndikimin negativ të dezinformimit dhe të vënë në pah rëndësinë e informacionit të besueshëm dhe me cilësi të lartë.

Do të shpallen tre fitues nga secili prej vendeve të përfshira, të cilët do të shpërblehen me çmimet:

  • 600 € për vendin e parë,
  • 300 € për vendin e dytë
  • 100 € për vendin e tretë.

“Posterat fitues do të jenë pjesë e një fushate të gjerë të edukimit mediatik të udhëhequr nga CFI dhe partnerët e saj. Ata do të promovohen gjerësisht online dhe në hapësirat publike në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përcjellë kështu mesazhin e rëndësisë së verifikimit të informacionit.” thuhet në konkurs.

Afati i fundit për dorëzimin e punimeve është 25 maj 2025.

Të gjithë të interesuarit mund të gjejnë formularin e aplikimit në linkun: https://tally.so/r/mDWeoN.

Rregulloren e plotë të konkursit (në formatin PDF) në: https://cfi.fr/sites/default/files/2025-04/HZP_R%C3%A9glement-concours_2.pdf.

Informacion të detajuar mbi konkursin në: https://cfi.fr/en/news/young-people-western-balkans-join-youthvsfake-poster-competition-0.

CFI inkurajon të gjithë të rinjtë krijues, shkollat, qendrat rinore dhe avokatët e edukimit mediatik të ndihmojnë në përhapjen e kësaj iniciative të rëndësishme brenda rrjeteve të tyre. Për çdo pyetje, pjesëmarrësit e interesuar mund të kontaktojnë në adresën elektronike:  [email protected]