Mexhiti: Zero tolerancë për ndotësit e ajrit!
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Mjedisin, sot kanë realizuar një kontroll të jashtëzakonshëm dhe të paparalajmëruar, në përputhje me Planin Akcional, ndaj Kombinatit të Çimentos Usje, Titan Group. “Qëllimi kryesor i këtij inspektimi ishte verifikimi i shkarkimeve të ajrit nga tre oxhaçet e fabrikës. Gjatë kontrollit, janë kryer […]
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Mjedisin, sot kanë realizuar një kontroll të jashtëzakonshëm dhe të paparalajmëruar, në përputhje me Planin Akcional, ndaj Kombinatit të Çimentos Usje, Titan Group.
“Qëllimi kryesor i këtij inspektimi ishte verifikimi i shkarkimeve të ajrit nga tre oxhaçet e fabrikës. Gjatë kontrollit, janë kryer matje të detajuara të emetimeve, të cilat do të analizohen më tej. Rezultatet e këtyre analizave do të publikohen javën e ardhshme.
Inspektorët do të vazhdojnë me intensitet të lartë zbatimin e masave të parapara nga Plani Akcional edhe në periudhën e ardhshme. Ndotja e ajrit duhet të ndërpritet, duke filluar nga reduktimi i ndotjes së shkaktuar nga industria e rëndë”, ka shkruar zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti.