Kontrolle të rrepta për lojtarët e Belgjikës pas fitores në ShBA

Kombëtarja e Belgjikës është gjendur e befasuar pasi është detyruar të kalojë kontrollet e sigurisë vetëm disa metra larg avionit, pas fitores spektakolare 5-2 ndaj Shteteve të Bashkuara. Anëtarët e ekipit janë fotografuar teksa kontrolloheshin nga stafi amerikan i sigurisë, pasi më herët ishin lejuar të shmangnin radhët e gjata në terminal. Lojtarët u dërguan

Mars 30, 2026 - 16:00
Kontrolle të rrepta për lojtarët e Belgjikës pas fitores në ShBA
kontrolle-te-rrepta-per-lojtaret-e-belgjikes-pas-fitores-ne-shba

kontrolle-te-rrepta-per-lojtaret-e-belgjikes-pas-fitores-ne-shba

Kombëtarja e Belgjikës është gjendur e befasuar pasi është detyruar të kalojë kontrollet e sigurisë vetëm disa metra larg avionit, pas fitores spektakolare 5-2 ndaj Shteteve të Bashkuara.

Anëtarët e ekipit janë fotografuar teksa kontrolloheshin nga stafi amerikan i sigurisë, pasi më herët ishin lejuar të shmangnin radhët e gjata në terminal.

Lojtarët u dërguan direkt drejt avionit, ku iu nënshtruan kontrollit të pasaportave dhe kontrollit trupor në ambient të hapur.

Kjo eksperiencë i ka dhënë skuadrës një shije të asaj që i pret në Kampionatin Botëror, duke reflektuar masat e rrepta të sigurisë që aplikohen në ngjarje të tilla ndërkombëtare.