Kopshti Zoologjik Shkup: Të mos përhapen dezinformata, në 3 vjet kanë lindur 73 kafshë dhe kanë ngordhur 25

Kopshti Zoologjik ka reaguar për siç thonë përhapjen e dezinformatave për ngordhjen e kafshëve. Nga ky institucion madje kanë publikuar numrin e kafshëve të lindura dhe ngordhura gjatë viteve 2022, 2023 dhe 2024, transmeton Portalb.mk. “Po i drejtohemi publikut me shpresën se individë të caktuar do të ndalojnë përhapjen e dezinformatave dhe gënjeshtrave, dhe plasimin […]

shkurt 20, 2025 - 15:00
 0  5
Kopshti Zoologjik Shkup: Të mos përhapen dezinformata, në 3 vjet kanë lindur 73 kafshë dhe kanë ngordhur 25
Kopshti zoologjik Shkup, foto: Kopshti zoologjik

Kopshti Zoologjik ka reaguar për siç thonë përhapjen e dezinformatave për ngordhjen e kafshëve. Nga ky institucion madje kanë publikuar numrin e kafshëve të lindura dhe ngordhura gjatë viteve 2022, 2023 dhe 2024, transmeton Portalb.mk.

“Po i drejtohemi publikut me shpresën se individë të caktuar do të ndalojnë përhapjen e dezinformatave dhe gënjeshtrave, dhe plasimin e informacionit në mënyrë dhe me qëllim që të shqetësojnë publikun, siç janë njoftimet për mbi 40 ngordhje të kafshëve. Prandaj, duam të njoftojmë për numrin e ngordhjeve, por edhe për numrin e kafshëve të lindura në vitin 2022, 2023 dhe 2024, sipas të dhënave zyrtare dhe regjistrimit.Në vitin 2023 kanë lindur 40 kafshë dhe kanë ngordhur 10 kafshë, ndërsa në vitin 2024 kanë lindur 33 kafshë dhe kanë ngordhur 15 kafshë. Numri i përgjithshëm i kafshëve të lindura për këto tre vite është 73, ndërsa numri i të ngordhurve është 25. Shumica e kafshëve të ngordhura në moshë të vjetër. Me këtë numër zyrtar duam t’u japim fund dezinformatave për ngordhjen e më shumë se 40 kafshëve që po bëhen publike”, njoftojnë nga Kopshti Zoologjik.

Ata ftojnë publikisht këshilltarët nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, të gjitha mediat, institucionet, shoqatat dhe grupet e tjera të prekura dhe të interesuara drejtpërdrejt ose tërthorazi për funksionimin e institucionit tonë, të organizuar dhe me paralajmërim, të vizitojnë Kopshtin Zoologjik të Shkupit dhe të shohin vetë mënyrën e kujdesit për kafshët dhe mirëqenien e tyre.

Në kopshtin zoologjik të qytetit të Shkupit aktualisht, shtojnë më tej jetojnë 646 kafshë, nga 91 lloje, për të cilat kujdesen kujdestarët e kopshtit zoologjik, “të cilët e bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe kanë kujdes dhe dashuri për të gjitha kafshët”.

Kopshti zoologjik në Shkup, ku kryetarja Danela Arsovska zëvendësoi katër drejtorë në mandatin e saj të deritanishëm, vazhdimisht ka qenë nën kritika serioze në opinion për shkak të numrit të madh të kafshëve të ngordhura dhe mostransparencës në punë gjatë viteve të fundit.