Korridori 8/ Përplasje Mickoski – LSDM
Kryeministri Hristian Mickoski akuzon pushtetin e kaluar LSDM BDI për problemet që i ka trashëguar në ndërtimin e koridorit 8. Ai thotë kanë gjetë një kaos total sa i përket The post Korridori 8/ Përplasje Mickoski – LSDM appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryeministri Hristian Mickoski akuzon pushtetin e kaluar LSDM BDI për problemet që i ka trashëguar në ndërtimin e koridorit 8. Ai thotë kanë gjetë një kaos total sa i përket këtij projekti gjë e cila vështirëson punë e mëtejme. Mickovski duke kërkuar arsyer për deklarata e ministrave të tij se korridori 8 nuk është prioritet për ta tani konfirmon vazhdimin e tij.
“Deri në fund të vitit do të përfundojë rruga e shpejtë që do t`i lidh pjesë të autostradës Kumanovë – Kriva Pallankë, pjesë e Korridorit 8. Përmes autostradës që lidh Korridorin 8 dhe Korridorin 10, tek qarkorja Shkup lidhemi me pikëpagesën rrugore në Saraj, vazhdojmë në Gostivar. Këtu janë paguar diku rreth 300 milion euro në dy vitet e fundit dhe nuk është bërë asnjë milimetër nga ish-Qeveria LSDM-BDI. Fatmirësisht kjo qeveri tashmë punon rreth fundamenteve dhe shtyllave të urës që do ta lidh fillimin e ndërtimit të Korridorit 8 nga Gostivari deri në Bukojçani dhe pjesën tjetër të autostradës Kërçovë – Ohër deri në Qafë Thanë” – tha Mickoski.
Kanë reaguar nga LSDM rreth koorridorit 8. Atas akuzojnë Mickoskin se po manipulon me shifra, duke krijuar përshtypjen se shteti do ta mbulojë tërë koston e këtij projekti kapital. Nga kjo parti thonë se tani më u konfirmua nga përfaqësues të qeverisë të hënën në Bruksel se shumica e mjeteve për ndërtimin e hekurudhës do të vijnë nga burime të jashtme, ndërsa Maqedonia do të ketë pjesëmarrje minimale në shpenzimet.
“Gjithçka që duhej të bënte Hristijan Mickoski ishte të dërgonte përfaqësuesin e tij, ministrin e Transportit në Bullgari ose ta ftonte ministrin bullgar në Shkup dhe të sqaronte të gjitha dilemat rreth projektit. Në vend të kësaj, Mickoski vazhdon të ndryshojë tezat e tij dhe të manipulojë publikun.Poashtu, a do të pranojë Mickoski se LSDM-ja ka propozuar, dhe ai është pajtuar, që të paktën 400 milionë euro nga Plani i Rritjes t’i ndahen hekurudhës? Pse po manipulon opinionin se 500 milionë euro do të shpenzohen nga qeveria jonë për projektin? A e konfirmuan qeveritarët të hënën në Bruksel ndërtimin financiar për hekurudhën drejt Bullgarisë, sipas së cilës pjesëmarrja direkte e shtetit është vetëm 18 milionë euro? – thonë nga LSDM.
Ndryshe, dy ditë më parë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria gjatë takimit të nivelit të lartë në Bruksel ranë dakord që bashkërisht të vazhdojnë ndërtimin e hekurudhës së Korridorit , kurse ministritë përkatëse do të punojnë për gjetjen e një zgjidhje teknike të koordinuar për ndërtimin e pjesës ndërkufitare të Korridorit. Kundërshtari më I zëshëm I këtin projekti vazhdon të jetë ministri aktual I transportit Aleksandar Nikollovski. /tvklan.mk/
The post Korridori 8/ Përplasje Mickoski – LSDM appeared first on Flaka, në çdo lajm... .