Korubin: Nuk është vetëm frika se shqiptarët do të flasin gjuhën e tyre, frika më e madhe është se si maqedonasit do ta kuptojnë shqipen

Nikica Korubin, ish deputete dhe analiste politike, ka marrë vëmendjen me reagimin e saj rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Gjuhët, si dhe fobinë e maqedonasve ndaj gjuhëve tjera, me theks gjuhën shqipe, raporton Portalb.mk. Sipas Korubin, vetëdelegjitimimi i gjyqtarëve kushtetues për të mbrojtur të drejtën e garantuar me kushtetutë për […]

dhjetor 12, 2024 - 18:00
 0  5
Korubin: Nuk është vetëm frika se shqiptarët do të flasin gjuhën e tyre, frika më e madhe është se si maqedonasit do ta kuptojnë shqipen
Foto nga arkivi personal

Nikica Korubin, ish deputete dhe analiste politike, ka marrë vëmendjen me reagimin e saj rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Gjuhët, si dhe fobinë e maqedonasve ndaj gjuhëve tjera, me theks gjuhën shqipe, raporton Portalb.mk.

Sipas Korubin, vetëdelegjitimimi i gjyqtarëve kushtetues për të mbrojtur të drejtën e garantuar me kushtetutë për përdorimin e gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare, duke “kërkuar ndihmë nga ekspertët e huaj”, është në fakt politizimi më i madh i gjykatës kushtetuese, të cilin ata ia kaluan me zë të lartë të tjerëve.

“E pra, nëse ata vetë nuk janë të sigurt në ekspertizën dhe paanshmërinë e tyre, pse qytetarët do të ishin të sigurt në tyren? Kjo taktikë e njohur, “blerja e kohës”, e kudogjendur në jetën politike, u paraqit edhe tek institucionet. Cili është në të vërtetë sistemi i një shteti dhe më pas funksionaliteti i një shoqërie? Dhe vetëm e vazhduan, në vend të shkurtimit, të agonisë e iluzionit me të cilin ushqehet sistematikisht kjo shoqëri. Agonia e një tjetër situate status quo-je të ngrirë, e kurdisur. Keqkuptim për gjuhën dhe thelbin e saj. Keqkuptim mbi identitetin dhe mbrojtjen e tij. Iluzion për pozitën e shtetit dhe qëndrimin ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Keqkuptim për marrëveshjet strategjike dhe themelore ndërkombëtare. Dhe nëse qytetarët (pa)vetëdijshëm mashtrohen nga ai iluzion, kush do ta mbrojë sistemin? Nga frumëzimi dhe robërimi. Por, nga të gjitha keqkuptimet, keqkuptimi për gjuhën shqipe ka qenë më gjatë i pranishëm”, ka shkruar Korubin.

Korubin e thekson si të pakuptueshme frikën për gjuhën shqipe. “Qëndron në krye të “fobive dhe frikërave”. I (dis)kualifikuar dhe i satanizuar, si një nga rreziqet më të mëdha për maqedonasit dhe frika e tyre (e përjetshme) ndaj “të tjerëve” e bëri atë të frikshme. Dhe nuk është vetëm frika se shqiptarët do të flasin gjuhën e tyre, frika më e madhe është se si maqedonasit do ta kuptojnë gjuhën shqipe. Dhe prandaj, ata asnjëherë nuk do të guxojnë ta mësojnë gjuhën shqipe. “Gjuha jonë e është e domosdoshme” dhe është thelbi i identitetit apo? E si atëherë identiteti ynë etnik është vendimtar dhe tjetri është i padëshirueshëm? Ky relativizim i rrezikshëm, përveçse e zbulon manipulimin (si me gjuhën maqedonase ashtu edhe me gjuhën shqipe), shpalos edhe më shumë shovinizëm klasik dhe ndjenjë superioriteti. Fillimisht jo maqedonas, por efektivisht pikërisht maqedonas. Duke i bërë maqedonasit “xhelatë” në vend të “viktimave” të vetes dhe të të tjerëve.

Dhe pikërisht për këtë, synimi ishte gjithmonë segmenti emocional dhe jo racional: nuk është e rëndësishme që shqiptarët të flasin shqip në “rrethin e tyre”, rëndësi ka që gjuha shqipe të mos flitet kurrë në “rrethin tonë”. Le t’i “getoizojmë” që rastësisht të mos shpërndahet gjuha dhe ta mësojnë të tjerët. Sepse, multietniciteti nënkupton pikërisht atë, mundësinë për të folur disa gjuhë që në moshë të re. Atëherë, pse maqedonasit të mos e dinë edhe gjuhën shqipe?”, shkruan më tutje Korubin.

Dhe në vend që gjuhëtarët tanë të propozojnë futjen e gjuhës shqipe në shkollat ​​fillore për të gjithë, shkruan Korubin, ata në një mënyrë (post) supremacie jugosllave, flasin për ekskluzivitetin e gjuhës maqedonase. Ajo bën thirrje që të mësohet edhe Dhe, prandaj duhet bërë thirrje për të mësuar shqip, greqisht, bullgarisht, serbisht, dhe çdo gjuhë fqinje apo të afërt.

“Vetëm në këtë mënyrë do të ushqehet gjuha maqedonase. Ndërkaq gjuha e iluzionit më në fund do të zëvendësohet nga gjuha e racionalitetit dhe e së vërtetës. E vërteta për atë se çfarë lloj shteti dhe shoqërie duhet të kemi. Pa dyshim, gjuha është një thesar”, ka përfunduar Korubin.

Dje Gjykata Kushtetuese nuk mori vendim rreth kushtetutshmërisë së Ligjit për Gjuhët. Në seancë u soll vendimi për një seancë të radhës, e a.q. përgatitore ku do të dëgjohen edhe ekspertë tjerë juridik, gjithë kjo për faktin e ndjeshmërisë së kësaj lënde. Politika ishte e zëshme si para ashtu edhe pas seancës së fundit të Kushtetueses.