51 persona kanë vdekur dhe mbi 100 janë lënduar në një diskotekë në Koçan, prokuroria po heton rastin

51 persona humbën jetën në zjarrin që shpërtheu në diskotekën „Pulse“ në Koçan, ndërsa mbi 100 të tjerë janë lënduar, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Sipas informacioneve të parë, siç tha Toshkovski, zjarri shpërtheu për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit të grupit DNK, […]

Mars 16, 2025 - 11:00
 0  3
51 persona kanë vdekur dhe mbi 100 janë lënduar në një diskotekë në Koçan, prokuroria po heton rastin

51 persona humbën jetën në zjarrin që shpërtheu në diskotekën „Pulse“ në Koçan, ndërsa mbi 100 të tjerë janë lënduar, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Sipas informacioneve të parë, siç tha Toshkovski, zjarri shpërtheu për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit të grupit DNK, transmeton Portalb.mk.

„Sipas informacioneve të para, zjarri shpërtheu si pasojë e shkëndijave nga mjetet piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale. Shkëndijat përfshinë pjesën e tavanit që ishte bërë nga material i lehtë dhe i djegshëm, pas së cilës zjarri u përhap shpejt. Sipas të dhënave të deritanishme, 51 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 janë lënduar. Ka viktima në spitale të ndryshme në Maqedoni. Do të kryhet autopsi për çdo person të vdekur, për t’u identifikuar“, tha Toshkovski në një konferencë për media në Koçan.

Në pyetjen nëse diskoteka kishte leje dhe kush e lejoi që të hapet një diskotekë në një shtëpi me grila në dritare dhe që është ngjitur me shtëpi të tjera, Toshkovski tha se tashmë janë arrestuar disa persona në lidhje me zjarrin dhe do të përcaktohet përgjegjësia. Ai nuk e tregoi numrin e të arrestuarve, por premtoi se përgjegjësia do të vihet përpara ligjit me emër dhe mbiemër.

10:22 – Kryeministri Hristijan Mickoski, Mickoski, ka shkruar se kjo është një ditë e rëndë dhe e trishtë për Maqedoninë. Sipas tij, humbja e jetëve të reja është e pazëvendësueshme dhe dhimbja është e pakufishme.

“Në këto momente dhimbjeje të thellë, mendimet tona janë me ata që i kanë humbur të dashurit e tyre. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë, ndërsa familjeve të viktimave – forcë për ta përballuar këtë humbje të paimagjinueshme. Populli dhe Qeveria do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të zbutur, qoftë edhe pak, dhimbjen e tyre dhe për t’i ndihmuar në këto çaste më të vështira.
I bëj thirrje të gjitha institucioneve kompetente – shërbimeve shëndetësore, policisë, pushtetit lokal – të ndërmarrin masa urgjente për të ndihmuar të lënduarit dhe për të ofruar mbështetje për familjet e prekura. Qeveria është plotësisht e mobilizuar dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përballuar pasojat dhe për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie”, ka shkruar Mickoski.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka deklaruar se për momentin janë 118 të lënduar nga zjarri.  Ai tha se ka pranuar thirrje nga ministri i shëndetësisë së Bullgarisë, i cili ka ofruar ndihmë, por për momentin nuk ka nevojë për ndihmë të huaj.

10:26 – Kryeprokurori publik i Maqedonisë së Veriut formoi ekip prokurorësh i cili do të udhëheqë me veprimtaritë hetuese në Koçan. Prokurorët së bashku me zyrtarët tjerë kompetentë janë në terren.

10:30 – Presidentja, Gorjana Siljanovska-Davkova, vizitoi tre spitalet në Shkup ku janë shtruar disa nga të plagosurit.

“E di që janë të rinj dhe guximtarë, kjo është tmerruese… Besoj se shumica do të shpëtojnë, mjekët janë duke punuar, nuk mund ta kuptoj si mund të ndodhë diçka e tillë. Disa nga pacientët janë të kontaktueshëm. Çfarë mund të ndaja me prindërit? Së pari shpresë, dhe pastaj e kuptoj dhimbjen, por ata janë të rinj, do ta përballojnë… Por, nuk mund të besoj si ndodhi kjo, nga mjetet piroteknike… Kjo duhet parashikuar paraprakisht, sepse nuk është hera e parë që përballemi me diçka të tillë“, tha Siljanovska-Davkova.

Ajo shtoi se tashmë kanë kontaktuar nga vendet fqinje – Serbia dhe Bullgaria, duke ofruar ndihmë.

“Kanë kontaktuar nga Akademia Mjekësore Ushtarake, janë të gatshëm t’i çojnë njerëzit atje nëse ka nevojë. Mjekët thonë se duhet të presim deri nesër. Zoti Radev ishte i pari që telefonoi, ata kanë një klinikë speciale për të djegurit, automjete speciale, gjak, kanë gjithçka… Po presin që t’i marrin, t’i çojmë atje“, tha Siljanovska-Davkova.