Kosova dhe Britania së shpejti me marrëveshje strategjike në mbrojtje, siguri dhe tregti

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. Në njoftimin e Presidencës, thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor. Tutje, thuhet se shefja e shtetit ritheksoi rëndësinë që edhe këto zgjedhje të

dhjetor 3, 2025 - 22:00
 0
Kosova dhe Britania së shpejti me marrëveshje strategjike në mbrojtje, siguri dhe tregti
Kosova dhe Britania së shpejti me marrëveshje strategjike në mbrojtje, siguri dhe tregti

Kosova dhe Britania së shpejti me marrëveshje strategjike në mbrojtje, siguri dhe tregti

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor.

Tutje, thuhet se shefja e shtetit ritheksoi rëndësinë që edhe këto zgjedhje të mbahen sipas standardeve më të larta demokratike, në të cilat Kosova tashmë është shembull.

“Po ashtu, në takim u diskutua edhe për hapat konkret drejt finalizimit të iniciativës së Presidentes për lidhjen e marrëveshjeve strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në fushat e interesit të përbashkët, respektivisht atë të mbrojtjes, sigurisë, si dhe ekonomisë e tregtisë, për ç’gjë ishin dakorduar gjatë vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik në Kosovë në prill të këtij viti”, thuhet në njoftim.