Të gjithë gjashtë ushtarët amerikanë vdiqën nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Irak
Të gjithë ushtarët që ndodheshin në një aeroplan ushtarak amerikan të rrëzuar në Iran, gjithsej gjashtë, kanë vdekur, njoftoi Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane. Shtetet e Bashkuara fillimisht thanë se i kishin lokalizuar katër prej gjashtë trupave, duke shtuar se as zjarri i armikut, as zjarri aksidental nga forcat amerikane apo aleatët nuk ishin të


Të gjithë ushtarët që ndodheshin në një aeroplan ushtarak amerikan të rrëzuar në Iran, gjithsej gjashtë, kanë vdekur, njoftoi Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane.
Shtetet e Bashkuara fillimisht thanë se i kishin lokalizuar katër prej gjashtë trupave, duke shtuar se as zjarri i armikut, as zjarri aksidental nga forcat amerikane apo aleatët nuk ishin të përfshirë në humbjen e aeroplanit KC-135 të enjten, raporton televizioni BBC.
Ky aeroplan ishte përfshirë në operacionet amerikane kundër Iranit dhe ishte njëri nga dy aeroplanët e përfshirë në incident. Tjetri aterroi në mënyrë të sigurt.
Aeroplanët e tipit KC-135, të prodhuar nga gjiganti “Boeing”, mund të rimbushin me karburant aeroplanë të tjerë gjatë fluturimit dhe luajnë rol të rëndësishëm në operacionet e ushtrisë amerikane. Ata ishin përdorur gjerësisht në Luftën e Parë të Gjirit.
Komanda Qendrore tha se incidenti ndodhi rreth orës 14:00 të enjten dhe se rrethanat e rrëzimit të aeroplanit janë duke u hetuar.
Një operacion kërkim-shpëtimi është nisur për t’i lokalizuar mbetjet e dy ushtarëve të tjerë.
Komanda Qendrore tha se identitetet e ushtarëve që e kanë humbur jetën nuk do të publikohen për 24 orë, sepse fillimisht do të njoftohen familjet e tyre.
