Krasniqi: Qëllimi i VV-së është me vazhdu bllokadën, vota s’mund të imponohet
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se edhe kur kanë kaluar 73 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve, ende s’janë themeluar institucionet. Ai tha se nuk mund të imponohet vota e deputetëve për një kandida të caktuar. “Kjo situatë është për keqardhje. Kanë kaluar 73 ditë prej përfundimit të zgjedhjeve, dhe ne ende nuk kemi


Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se edhe kur kanë kaluar 73 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve, ende s’janë themeluar institucionet.
Ai tha se nuk mund të imponohet vota e deputetëve për një kandida të caktuar.
“Kjo situatë është për keqardhje. Kanë kaluar 73 ditë prej përfundimit të zgjedhjeve, dhe ne ende nuk kemi institucione të themeluara. Ata mund ta zgjedhin kë të dëshirojnë, por nuk mund t’ua imponojnë deputetëve të opozitës emrin. Mentaliteti me zor nuk kalon, s’ka vend në demokraci”, tha Krasniqi.
Sipas tij, qëllimi i VV-së është që bllokada të vazhdojë, ndërsa për takimin që kanë pasur me Avni Deharin ai tha se s’ka pas asnjë produkt nga ai takim.
“Qëllimi i tyre është me vazhdu bllokadën dhe jemi në një situatë nga e cila duhet të dalim”, tha ai, ndërsa kur u pyet për një emër që mund ta votonmin si parti, Krasniqi tha se janë të gatshëm të votojnë për një kandidad që s’ka prapavijë të historisë së përçarjes.
“Jemi të gatshëm të votojmë një kandidad i cili s’ka një prapavijë të historisë së përçarjes siç e ka kandidatja e propozuar”, tha Krasniqi.