Krasniqi: Ata që po i keqinterpretojnë deklaratat nuk kanë dashur që Limaj të rikthehet në Kuvend

Kandidati për deputet nga NISMA, Vesel Krasniqi, ka theksuar se kreu i partisë së tij, Fatmir Limaj, nuk ka thënë se do të formojë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), por, sipas tij, deklarata është keqinterpretuar. NISMA e Fatmir Limajt pritet t’i ketë 3-4 deputetë në Kuvend, vota këto që i nevojiten Albin Kurtit për ta

shkurt 21, 2025 - 21:00
 0  5
Krasniqi: Ata që po i keqinterpretojnë deklaratat nuk kanë dashur që Limaj të rikthehet në Kuvend
krasniqi:-ata-qe-po-i-keqinterpretojne-deklaratat-nuk-kane-dashur-qe-limaj-te-rikthehet-ne-kuvend

krasniqi:-ata-qe-po-i-keqinterpretojne-deklaratat-nuk-kane-dashur-qe-limaj-te-rikthehet-ne-kuvend


Kandidati për deputet nga NISMA, Vesel Krasniqi, ka theksuar se kreu i partisë së tij, Fatmir Limaj, nuk ka thënë se do të formojë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), por, sipas tij, deklarata është keqinterpretuar.

NISMA e Fatmir Limajt pritet t’i ketë 3-4 deputetë në Kuvend, vota këto që i nevojiten Albin Kurtit për ta formuar Qeverinë e re.

Krasniqi thotë për “Front Online” se Limaj ka dërguar mesazhe për unifikim, pasi, sipas tij, lidershipi ka nevojë për tema nacionale që mund të bashkojnë partitë.

“S’ka thënë që do të bëjë koalicion, por është keqinterpretuar. Ai ka përçuar mesazhe rreth unifikimit sepse lidershipi ka nevojë për tema nacionale që të bëhen bashkë”, shprehet Krasniqi.

Ai shtoi se ata që kanë tentuar ta keqkuptojnë këtë mesazh janë ata që nuk e kanë mirëpritur kthimin e Limajt në Kuvend, duke pasur dëshirë që ai të largohej përfundimisht nga skema politike.

“Keqdashësit e kanë keqkuptuar të cilët nuk e kanë mirëprit kthimin e Fatmir Limaj në Kuvend se ata kanë pas dëshirë që ai përfundimisht të largohet nga skema politike”, deklaroi ai.

Krasniqi gjithashtu e lavdëroi Limajn, duke e quajtur atë burrështetas, trim dhe komandant çelik.

“Në luftë e ka dëshmuar që është një burrështetas, trim, komandant çelik. Është njëri i veprave të mëdha e sot të merret lloj lloj opinionisti është marre se Limaj s’ka thënë asgjë të keqe”, përfundoi Krasniqi.