KRE vendos për çmime të reja të derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) uli çmimet e karburanteve me një mesatare prej 2,08%. Çmimet e shitjes me pakicë të naftës dhe vajit ekstra të lehtë për ngrohje u ulën me 2,00 denarë për litër dhe nga mesnata do të jenë 70, përkatësisht 69,5 denarë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës “Eurosuper-98” […] The post KRE vendos për çmime të reja të derivateve appeared first on InfoShqip.com.

Mars 14, 2025 - 17:00
 0  4
KRE vendos për çmime të reja të derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) uli çmimet e karburanteve me një mesatare prej 2,08%.

Çmimet e shitjes me pakicë të naftës dhe vajit ekstra të lehtë për ngrohje u ulën me 2,00 denarë për litër dhe nga mesnata do të jenë 70, përkatësisht 69,5 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës “Eurosuper-98” u ul me 1,00 denar dhe tani kushton 76,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës “Eurosuper-95” u ul me 0,50 denarë dhe do të shitet për 74,5 denarë për litër.

Çmimi i mazutit M-1 NS u ul me 1,240 denarë për kilogram dhe nga mesnata do të jetë 42,261 denarë.

The post KRE vendos për çmime të reja të derivateve appeared first on InfoShqip.com.