Krerët e VLEN-it takohen me kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Numan Kurtulmush
Drejtuesit e koalicionit VLEN, kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, z. Numan Kurtulmush. “Sfidat politike, rotacioni politik si dhe bashkëpunimi i frytshëm me Turqinë ishin disa nga temat e shtjelluara bashkërisht me Izetin, Zekën dhe Arbenin në takimin e sotëm me […]

Drejtuesit e koalicionit VLEN, kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, z. Numan Kurtulmush.
“Sfidat politike, rotacioni politik si dhe bashkëpunimi i frytshëm me Turqinë ishin disa nga temat e shtjelluara bashkërisht me Izetin, Zekën dhe Arbenin në takimin e sotëm me kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, prof. Dr. Numan Kurtullmush.
Mirë se erdhe në Maqedoni të Veriut!”, ka shkruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.