Kriza e zbatimit të gjuhëve: Ademi del në mbrojtje të inspektorëve
Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit lidhur me zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, duke i cilësuar si “heronj të ditës” The post Kriza e zbatimit të gjuhëve: Ademi del në mbrojtje të inspektorëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit lidhur me zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, duke i cilësuar si “heronj të ditës” dy inspektorët e Inspektorati për Zbatimin e Gjuhëve.
Sipas Ademit, inspektorët kanë konfirmuar atë që, siç tha ai, ka qenë e qartë që nga fillimi: “Ligji për gjuhët është lex specialis, ndërsa provimi i jurisprudencës nuk është test për kontroll të njohurive gjuhësore.”
Ai ka kritikuar ashpër përfaqësuesit e Qeverisë për, siç u shpreh, “interpretime absurde” që “fyejnë inteligjencën e qytetarëve”.
“Çfarë duhet të bëjnë tani zyrtarët e Qeverisë që na i fyen inteligjencën me interpretime absurde e të çmendura?”, deklaroi Ademi.
Në reagimin e tij, ai nuk kurseu as koalicionin VLEN, për të cilin tha se “po vazhdon gjumin gati dyvjeçar”, duke shtuar se situata ka kaluar çdo kufi.
“Është bërë boll. Madje e kanë tepruar me këtë turpërim të paprecedent që po na e servojnë,” theksoi ai.
Ademi kritikoi edhe Avokati i Popullit, duke vënë në dyshim kapacitetin e këtij institucioni për të trajtuar çështjen.
“Aq di. Sa di, aq edhe flet. Turp!”, u shpreh ai.
Reagimi i Ademit vjen pasi ministri Igor Fillkov mori vërejtje nga Inspektorati për Zbatimin e Gjuhëve, për shkak se nuk kishte pranuar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Gazeta Flaka
The post Kriza e zbatimit të gjuhëve: Ademi del në mbrojtje të inspektorëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .