Kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Antalya, Konjufca: U ritheksua përkushtimi i Turqisë për t’i qëndruar afër rajonit
Kreu i diplomacisë kosovare, Glauk Konjufca, po qëndron në Antalya për Forumin Diplomatik që po mbahet atje. Ai ka njoftuar se ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga kryediplomati i Turqisë, Hakan Fidan. Konjufca ka thënë se gjatë takimit, është ritheksuar përkushtimi i Turqisë për të qëndruar afër rajonit


Kreu i diplomacisë kosovare, Glauk Konjufca, po qëndron në Antalya për Forumin Diplomatik që po mbahet atje.
Ai ka njoftuar se ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga kryediplomati i Turqisë, Hakan Fidan.
Konjufca ka thënë se gjatë takimit, është ritheksuar përkushtimi i Turqisë për të qëndruar afër rajonit tonë dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal janë më të rëndësishëm se kurrë.
“Diskutuam gjithashtu për zhvillimet e fundit dhe ndryshimet gjeopolitike, si dhe për ndikimin që ato kanë në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Konjufca.
