Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk duhet të vihet në dyshim, procesi i normalizimit me Serbinë s’ka ecur si duhet

Kreu i diplomacisë shqiptare, Ferit Hoxha, në një intervistë për TRT Ballkan, ka folur edhe për stabilitetin e rajonit. Ai ka përmendur si një prej çështjeve të rëndësishme dialogun për normalizim në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas kryediplomatit shqiptar, procesi nuk ka shkuar aty ku duhet dhe se Shqipëria i përcjell me vëmendje zhvillimet.

Prill 18, 2026 - 17:00
Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk duhet të vihet në dyshim, procesi i normalizimit me Serbinë s’ka ecur si duhet
kryediplomati-shqiptar:-sovraniteti-i-kosoves-s’mund-dhe-nuk-duhet-te-vihet-ne-dyshim,-procesi-i-normalizimit-me-serbine-s’ka-ecur-si-duhet

kryediplomati-shqiptar:-sovraniteti-i-kosoves-s’mund-dhe-nuk-duhet-te-vihet-ne-dyshim,-procesi-i-normalizimit-me-serbine-s’ka-ecur-si-duhet

Kreu i diplomacisë shqiptare, Ferit Hoxha, në një intervistë për TRT Ballkan, ka folur edhe për stabilitetin e rajonit.

Ai ka përmendur si një prej çështjeve të rëndësishme dialogun për normalizim në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas kryediplomatit shqiptar, procesi nuk ka shkuar aty ku duhet dhe se Shqipëria i përcjell me vëmendje zhvillimet.

Ai ka thënë se i ndjekin deklaratat dhe retorikën, por Shqipëria s’dëshiron të bëhet pjesë e tyre meqë Shqipëria mund të investojë më mirë në bashkëpunim.

Për pavarësinë e Kosovës, Hoxha ka thënë se është diçka që s’vihet dhe s’duhet të vihet në dyshim.

“Kosova është vend demokratik, që po zhvillohet në mënyrë të shpejtë. Është vend, sovraniteti i të cilit nuk mund dhe nuk duhet të vihet në dyshim”, ka thënë Hoxha.