Një burrë nga Shkupi vrau gruan e tij dhe u përpoq të arratisej jashtë vendit, por u kap nga policia në kufi

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot kreu  inspektim në vendngjarje në një shtëpi familjare në Shkup, ku një burrë ia mori jetën gruas së tij, transmeton Portalb.mk. Prokurori publik lëshoi ​urdhër për autopsi të të ndjerës. Ekipet hetimore në vendngjarje mblodhën gjurmë dhe prova materiale që do t’i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore. […]

maj 4, 2025 - 00:00
 0  7
Një burrë nga Shkupi vrau gruan e tij dhe u përpoq të arratisej jashtë vendit, por u kap nga policia në kufi
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot kreu  inspektim në vendngjarje në një shtëpi familjare në Shkup, ku një burrë ia mori jetën gruas së tij, transmeton Portalb.mk.

Prokurori publik lëshoi ​urdhër për autopsi të të ndjerës. Ekipet hetimore në vendngjarje mblodhën gjurmë dhe prova materiale që do t’i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore.

I dyshuari u ndalua gjatë përpjekjes për të dalë nga vendi në pikën kufitare Tabanoc. Rastin e konfirmoi edhe MPB-ja.

“Sot (03.05.2025) rreth orës 17:00 në pikën kufitare Tabanoc, zyrtarët ePK Veri privuan nga liria N.A. (38) nga Shkupi, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vrasje”. Sot rreth orës 15:00, SPB Shkup ka marrë njoftim se në shtëpinë familjare në Shkup, N.A. me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime bashkëshortes së tij R.A., nga të cilat ajo ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e saj e ka konfirmuar një mjek nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë. N.A. është arratisur, por menjëherë u ndërmorën masa dhe aktivitete për ta gjetur dhe rreth orës 17:00 ai u privua nga liria dhe, në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal”, njoftojnë nga MPB.