Kryeministri nuk duhet të përcaktojë fajin apo pafajësinë e askujt, as të kryetarit të komunës Papazov

Fakt është se kryeministri Hristijan Mickoski në një deklaratë për media ka vlerësuar se kryetari i Komunës së Koçanit i cili ka dhënë dorëheqje, Ljupço Papazov, nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me tragjedinë e Koçanit. Kjo bie ndesh me premtimin se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi, pavarësisht nga përkatësia partiake, dhe nuk është […]

Mars 19, 2025 - 02:00
 0  4
Kryeministri nuk duhet të përcaktojë fajin apo pafajësinë e askujt, as të kryetarit të komunës Papazov
Hristijan Mickoski. Foto: Qeveria e RMV-së

Fakt është se kryeministri Hristijan Mickoski në një deklaratë për media ka vlerësuar se kryetari i Komunës së Koçanit i cili ka dhënë dorëheqje, Ljupço Papazov, nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me tragjedinë e Koçanit. Kjo bie ndesh me premtimin se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi, pavarësisht nga përkatësia partiake, dhe nuk është në përputhje me respektimin e ndarjes së pushteteve midis ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit. Sepse të njëjtën ditë pas deklaratës së kryeministrit, Prokuroria Publike tha se ende nuk është përcaktuar statusi i Papazovit në procedurë, raporton Vërtetmatësi.

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Hristijan Mickoski, në një deklaratë për media pas vizitës së disa pacientëve nga aksidenti në Koçan, ka dhënë një deklaratë lidhur me hetimin, në të cilën vërehet një mospërputhje:

Kryetari është i virtytshëm pa asnjë përgjegjësi dhe ka dhënë sot dorëheqjen sepse asgjë nuk varet, në këtë rast, prej tij.

[Burimi: FokusKurir: datë – 17.03.2025]

Arsyetim:

Kryeministri Hristijan Mickoski në një deklaratë tha se tashmë ish-kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, dha dorëheqje për shkak të ndjenjës së përgjegjësisë morale, edhe pse ai nuk ishte aspak fajtor për tragjedinë e Koçanit, e cila është jokonsistente në dy aspekte.

Duke dhënë një deklaratë për pjesën e hetimeve, përfshirë edhe përgjegjësinë e mundshme të kryetarit, Mickoski fillimisht thekson se kryetari është i virtytshëm dhe ka dhënë dorëheqje pa asnjë përgjegjësi. Pak më vonë, i pyetur për objektin, ai shprehet se në vitin 1999 filloi dërtimi , dhe në vitin 2014 parcela u përfundua dhe është legalizuar në përputhje me ligjin, kështu ai vazhdon:

Komuna ka autoritetin që inspektorët komunalë të kontrollojnë nëse ka një tarracë dhe nëse ajo përputhet me raportin e detajuar (në minutën 7:45 të regjistrimit).

Por, në të njëjtën ditë kur Mickoski e ka dhënë deklaratën, Prokuroria Publike ka njoftuar opinionin se ish-kryetari i komunës, i cili është nga VMRO-DPMNE, është ftuar në pyetje dhe se për statusin e tij do të vendoset më vonë.

Kryetari i komunës është marrë në pyetje dhe ka dhënë disa sqarime dhe informacione. Një deklaratë e tillë krahasohet me materialin dëshmues dhe me kompetencat e Komunës, pas së cilës do të vendoset për statusin e mëtutjeshëm të saj në procedurë, njofton Prokuroria.

Në fakt Papazov është marrë në pyetje dy herë, përfshirë të dielën me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme. Këtë e bëri të ditur ministri Pançe Toshkovski në konferencën e djeshme (17 mars) për media të mbajtur para deklaratës së Mickoskit.

Ndaj, është krejt logjike që nëse thirret në intervistë dy herë dhe nëse prokuroria i lë ende kohë për të zgjidhur statusin e tij në procedurë, kryeministri të mos vihet në rolin e autoriteteve hetimore dhe gjyqësore dhe të vlerësojë nëse dikush është fajtor apo jo, sa përgjegjësi ka pasur në këtë çështje – në nivelin e përgjegjësit të inspekcionit komunal, për të vlerësuar nëse objekti është brenda kuadrit të planit urbanistik, etj.

Për shkak të këtyre argumenteve, deklarata e Mickoskit mund të vlerësohet si jokonsistente. Sepse edhe ai (duhet të ketë përgjegjësi penale për cilindo përgjegjës, pavarësisht nga cili institucion, parti etj. – pas minutës së 8) dhe ministri i Brendshëm kanë deklaruar disa herë se askush, absolutisht askush që ishte fajtor direkt apo indirekt për tragjedinë e Koçanit, nuk do t’i kursehet drejtësisë për hetim, aktakuzë dhe gjykim. Dhe së dyti, është jokonsistente sepse nuk respekton ndarjen e pushteteve në shoqëritë demokratike.