Kryetari i Gjykatës Kushtetuese gabon: Email dhe celular nuk janë detyrim

Opinion: Driton Zenku Deklarata e kryetarit të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, sipas të cilës qytetari që nuk ka email ose telefon celular duhet të heqë dorë nga drejtimi The post Kryetari i Gjykatës Kushtetuese gabon: Email dhe celular nuk janë detyrim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 12, 2026 - 10:30
 0
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese gabon: Email dhe celular nuk janë detyrim

Opinion: Driton Zenku

Deklarata e kryetarit të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, sipas të cilës qytetari që nuk ka email ose telefon celular duhet të heqë dorë nga drejtimi i automjetit dhe të ecë me kalë, është jo vetëm absurde, por edhe ligjërisht e pasaktë.

Sipas ligjeve të Maqedonisë së Veriut, email dhe telefoni janë mjete opsionale për lehtësim të komunikimit me administratën, por nuk janë të detyrueshme. Ligjet për procedurë administrative, komunikime elektronike dhe shërbime publike online lejojnë përdorimin e tyre, por gjithmonë me alternativën e dorëzimit personal ose me postë. Kjo do të thotë se qytetari nuk mund të ndëshkohet dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore për të kryer veprimet e tij të përditshme, përfshirë drejtimin e automjetit, edhe nëse nuk ka email apo celular.

Çdo pretendim i kundërt është një interpretim i gabuar dhe politizim i papranueshëm i institucionit të Gjykatës Kushtetuese. Emaili dhe telefoni janë thjesht mjete teknologjike për lehtësim të komunikimit, jo kusht për të ushtruar të drejtat themelore. Për qytetarin normal, të drejtat mbeten të pacenuara, pa pasur nevojë për pajisje elektronike.

Kryetari i gjykatës duhet të kujdeset që institucionet të mbeten neutralë dhe të bazuara në ligj, dhe jo të japë interpretime personale që mund të ngatërrojnë publikun dhe të krijojnë barrierë artificiale për qytetarët.

The post Kryetari i Gjykatës Kushtetuese gabon: Email dhe celular nuk janë detyrim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .