Kryetari Shehu: Juniku me infrastrukturë të re, 12 tetori festë për qytetin
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se projekti i madh për asfaltimin e pothuajse të gjitha rrugëve lokale dhe rrugicave në qytet ka hyrë në fazën përfundimtare. Në një status në rrjete sociale, Shehu tha se ditëve në vijim do të përfundojnë edhe segmentet e mbetura, duke e bërë Junikun […]


Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se projekti i madh për asfaltimin e pothuajse të gjitha rrugëve lokale dhe rrugicave në qytet ka hyrë në fazën përfundimtare.
Në një status në rrjete sociale, Shehu tha se ditëve në vijim do të përfundojnë edhe segmentet e mbetura, duke e bërë Junikun një komunë ku të gjitha rrugët lokale dhe rrugicat do të jenë të asfaltuara.
“Infrastruktura rrugore është parakusht për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, por edhe për zhvillimin ekonomik e social. Këto punë është dashur të realizoheshin para më shumë se 12 viteve kur dikush tjetër ka qenë në pushtet. Megjithatë, gjatë mandatit tonë të parë e realizuam edhe këtë projekt shumë të rëndësishëm për junikasit,” tha Shehu.
Ai u shpreh se ndërkohë që partitë tjera po krijojnë “fronte të përbashkëta kundër LDK-së në Junik”, ai dhe ekipi i tij do të vazhdojnë punën me ndershmëri dhe transparencë për transformimin e komunës.
Shehu theksoi gjithashtu se data 12 tetor do të shënojë një ditë të veçantë për Junikun, duke u shprehur se qytetarët nuk do të tolerojnë që interesat personale të mbizotërojnë mbi interesin e përgjithshëm.