Kulme të prishura, pemë të rrëzuara dhe makina të dëmtuara nga era e fortë në disa qytete të RMV-së – priten temperatura polare

Një stuhi e fortë me shi të rrëmbyeshëm, erë e fortë dhe rrufe të fuqishme ka goditur dje pjesën lindore dhe perëndimore të Maqedonisë, duke shkaktuar dëme dhe shqetësime në jetën e përditshme. Çatitë të prishura, pemë të rrëzuara dhe automjete të dëmtuara janë disa nga dëmet nha stuhia e mbrëmshme, raporton Faktor.mk, transmeton Portalb.mk. […]

Nëntor 23, 2024 - 13:00
 0  5
Kulme të prishura, pemë të rrëzuara dhe makina të dëmtuara nga era e fortë në disa qytete të RMV-së – priten temperatura polare
Mot me shi, stuhi. Foto: Portalb.mk

Një stuhi e fortë me shi të rrëmbyeshëm, erë e fortë dhe rrufe të fuqishme ka goditur dje pjesën lindore dhe perëndimore të Maqedonisë, duke shkaktuar dëme dhe shqetësime në jetën e përditshme. Çatitë të prishura, pemë të rrëzuara dhe automjete të dëmtuara janë disa nga dëmet nha stuhia e mbrëmshme, raporton Faktor.mk, transmeton Portalb.mk.

Në Shtip era e fortë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. Në rrugën “Braça Danevi” në lagjen Autokomandë është prishur një pjesë e çatisë së një objekti banimi. Kryetari Ivan Jordanov tha për mediat se zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për të larguar rrezikun.

Gjithashtu, era e fortë ka prishur kulmin e shkollës së mesme elektromekanike “Kole Nekhtenin”. Çatia e dëmtuar ka përfunduar në pallatin fqinj, por fatmirësisht nuk është dëmtuar asnjë student, punonjës apo makina.

Dibra në errësirë

Njëkohësisht në pjesën perëndimore të vendit stuhia la pa energji elektrike një pjesë të madhe të rajonit të Dibrës. Reshjet e rrëmbyeshme dhe rrufetë shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike për banorët e komunës Dibër, Qendër Zhupa dhe pjesë të Mavrovës dhe Rostushës. Ekipet kompetente punuan në terren për më shumë se një orë për normalizimin e furnizimit me energji elektrike.

Ndonëse stuhia ka shkaktuar dëme materiale, më e rëndësishmja është se nuk ka të lënduar. Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, sidomos në kushtet e motit të tillë ekstrem, të cilat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

A është ky një alarm tjetër për t’u marrë me pasojat e ndryshimeve klimatike? Banorët janë në pritje të ristabilizimit, ndërsa shërbimet vijojnë me vlerësimin dhe riparimin e dëmeve.

Një javë me temperatura polare

Prej mëngjesit të sotëm, sidomos në rajonet perëndimore dhe veriore, përveç vendeve malore dhe më të larta, në vendet e ulëta (qytete) do të ketë borë të herëpashershme. Në vendet malore dhe më të larta do të formohet mbulesë bore, ndërsa në vendet më të ulëta është e mundur mbulesë shumë e vogël e borës, njoftoi sinoptikani Sllavço Poposki.

Temperaturat do të zbresin në intervalin prej -5 deri në 2 gradë, ndërsa gjatë ditës do të rriten nga 1 deri në 10 gradë.

“Për shkak të motit të kthjellët do të mbajë shumë ftohtë natën e së shtunës ndaj të dielës dhe të dielën në mëngjes, ku do të kemi ngrica mesatare deri të forta, kurse temperaturat do të zbresin në intervalin nga -10 deri në -1 gradë, ndërsa në vendet e larta dhe malore do të jenë nën -10 gradë”, tha Poposki.

Ndryshe, nga e diela do të ketë një periudhë pa reshje dhe me shumë më shumë diell,  mëngjesi do të jetë shumë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të kenë tendencë rritjeje më të vogël, që do të thotë se nuk presim më të ngrohje të madhe.

Kjo valë e ftohtë nga veriu do të shkaktojë që sot të fryjë erë të fortë nga veriu, herë pas here dhe lokale me shpejtësi mbi 75 km/h.