Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Presidentit Vuçiç, ndërpret vizitën në SHBA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndërprerë para kohe vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Lajmin e bënë të ditur mediat serbe, duke cituar burime zyrtare dhe transmetuesin publik RTS. Sipas raportimeve, Vuçiq u konsultua me mjekët në SHBA dhe më pas vendosi të kthehet menjëherë në […] The post Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Presidentit Vuçiç, ndërpret vizitën në SHBA appeared first on InfoShqip.com.

maj 3, 2025 - 16:00
 0  7
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Presidentit Vuçiç, ndërpret vizitën në SHBA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndërprerë para kohe vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Lajmin e bënë të ditur mediat serbe, duke cituar burime zyrtare dhe transmetuesin publik RTS.

Sipas raportimeve, Vuçiq u konsultua me mjekët në SHBA dhe më pas vendosi të kthehet menjëherë në Serbi. Para se të anulohej agjenda, ai zhvilloi një takim me ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudy Giuliani, dhe kishte planifikuar takime të tjera me zyrtarë të Partisë Republikane dhe kongresistë amerikanë.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, i uroi Vuçiqit shërim të shpejtë përmes një postimi në rrjetin social X, duke shprehur njëkohësisht keqardhje që nuk u takua me të.

Agjencia serbe Tanjug raportoi se Vuçiq ndjeu shqetësime shëndetësore teksa po përgatitej për takimet zyrtare në Uashington. Zyra e presidentit ka paralajmëruar se do të ofrojë detaje të mëtejshme për gjendjen e tij në ditët në vijim.

Kjo vizitë ndodhte pak ditë para pjesëmarrjes së planifikuar të Vuçiqit në ceremoninë e Ditës së Fitores në Moskë më 9 maj – një vizitë që është kritikuar ashpër nga Bashkimi Evropian, për shkak të marrëdhënieve të ngushta të Serbisë me Rusinë dhe refuzimit për t’i vendosur sanksione Moskës për agresionin ndaj Ukrainës.

BE-ja ka përsëritur thirrjet që Serbia, si shtet kandidat për anëtarësim në union, të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të Brukselit.

The post Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Presidentit Vuçiç, ndërpret vizitën në SHBA appeared first on InfoShqip.com.