Kundër Ramis Merkos janë ngritur 12 padi për gjithsej 20 vepra penale
Zyrtari i BDI-së dhe krytear i Komunës së Strugës, Ramis Merko, ndiqet për 20 vepra penale. MPB-ja, nga viti 2007 e deri në viti 2024 i ka ngritur 12 padi penale. 18 vepra kanë të bjënë me keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe dy për pakujdesi gjatë punës në shërbim. Kështu për Portalb.mk, njoftuan nga Ministria […]
Zyrtari i BDI-së dhe krytear i Komunës së Strugës, Ramis Merko, ndiqet për 20 vepra penale. MPB-ja, nga viti 2007 e deri në viti 2024 i ka ngritur 12 padi penale. 18 vepra kanë të bjënë me keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe dy për pakujdesi gjatë punës në shërbim. Kështu për Portalb.mk, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme. Kallëzimi i fundit penal kundër Merkos është i vetëm disa ditëve më parë, përkatësisht me 16 dhjetor dhe kishte të bënte me punë të pakujdesshme në shërbim.
“Në periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2024, Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Strugë, në Prokurorinë Publike të Strugës, kundër personit ka paraqitur 12 kallëzime penale për 20 vepra penale, prej të cilave 18 vepra penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 dhe dy vepra penale të “pakujdesi në shërbim” nga neni 353-C i Kodit Penal”, thuhet në përgjigjen e MPB-së të pyetjes së Portalb.mk.
Ajo që bie në sy për veprat e Merkos, është se ai ka emëruar vazhdimisht nëpër shkolla drejtorë që nuk plotësojnë kriterin për arsimin e duhur për atë pozitë dhe për këtë vepër, krahas MPB-së, iniciativ për ndjekje penale në Prokuroria dorëzoi edhe KSHPK-ja.
Në qershor të vitit të kaluar, Antikorrupsioni gjithashtu, publikisht akuzoi Prokurorinë, gjykatat, Këshillin Gjyqësor, Qeverinë dhe MPB-në se e kanë mbrojtur me vite Merkon.
Merko në shënjestër të opinionit ishte edhe për themelimi e Fakultetit të Mjeksisë. Qeveria në një pres seancave të saj mori vendim për anulimin e themelimit të fakultetit për mjekësi në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.
Më 17 qershor, edhe Bordi i Akreditimit, i cili paraprakisht me 12 vota “për” miratoi hapjen e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, në pronësi të familjes së kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, vendosi që ta heqë akreditimin për themelimin e një institucion i tillë arsimor.
Në seancën e 9 prillit, qeveria e BDI-LSDM dha pëlqimin për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, i cili u botua në gazetën zyrtare më 15 prill gjatë fushatës parazgjedhore me nënshkrimin e kryeministrit Teknik Talat Xhaferi. Bordi i Akreditimit formoi Komisionin, i cili njëherë e ktheu projektin për rishikim, por herën tjetër dha dritën jeshile. Pastaj Bordi nxori vendim për akreditim për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë.
Kujtojmë se, më 20 qershor 2023 Departament Amerikan i Shtetit shpalli non grata, Ramis Merkon.
Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.
Përveç Merkos dhe familjes së tij, në listën e zezë të SHBA-ve së fundmi është futur edhe një zyrtar tjetër i BDI-së, Artan Grubi, i cili ndiqet penalisht dhe mu për këtë, ai është arratisur nga vendi.
- LEXO: MASH-i ia mori ingerencat Merkos për dy shkolla në Drasllavicë dhe Podgorc të Strugës
- LEXO: Nuk u mbajtën dy seancat gjyqësore ku i akuzuar është kryetari Merko, ish-ministri Shaqiri është dashur të jetë dëshmitar
- LEXO: Policia e ka paditur përsëri kryetarin Ramiz Merkon
- LEXO: Prokuroria Publike ngriti akuzën e tetë për punë të papërgjegjshme ndaj kryetarit të Strugës, Merko
- LEXO: “Nuk ndihem fajtor”, tha Merko në gjyqin për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në katër shkolla fillore
- LEXO: U shty gjykimi për shkak të listës së gjerë me prova, Merko: E kisha të vështirë t’i sillja me Audi gjithë ato, e lëre më në dorë
- LEXO: Shkollat në Strugë me drejtorë të paligjshëm, seancë gjyqësore për emërimet e Merkos