RMV, pas Vitit të Ri do të ketë gjoba që shkojnë në rreth 20 mijë euro për praktikat e padrejta tregtare

Ligji për praktika të padrejta tregtare do të fillojë zyrtarisht nga 1 janari 2025, me të cilin pritet të rregullohen marrëdhëniet ndërmjet prodhuesve, furnitorëve dhe tregtarëve, tha sot zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski, duke theksuar se deri tani në periudhën e monitorimit janë përcaktuar 26 praktika të padrejta tregtare, transmeton Portalb.mk. Ai theksoi se në […]

dhjetor 25, 2024 - 20:00
 0  4
RMV, pas Vitit të Ri do të ketë gjoba që shkojnë në rreth 20 mijë euro për praktikat e padrejta tregtare
Produkte ushqimore në një market në Bullgari. Foto: Aneta Dodevska/Portalb.mk

Ligji për praktika të padrejta tregtare do të fillojë zyrtarisht nga 1 janari 2025, me të cilin pritet të rregullohen marrëdhëniet ndërmjet prodhuesve, furnitorëve dhe tregtarëve, tha sot zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski, duke theksuar se deri tani në periudhën e monitorimit janë përcaktuar 26 praktika të padrejta tregtare, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se në afat më të gjatë me këtë ligj do të kemi rregullim më të madh të çmimeve të produkteve si efekt përfundimtar, pra në interes të konsumatorëve, blerësve dhe qytetarëve.

“Ky kaos ka ekzistuar më parë dhe sforcimi i produkteve të huaja në raport me prodhimet vendase, këtu do të kemi një barazim edhe në raport me marketet”, tha ai.

Ai ka treguar se pas Vitit të Ri do të hyjnë në fuqi gjobat, të cilat shkojnë rreth 20 mijë euro.

I pyetur për të komentuar për rritjen e çmimeve të produkteve në markete dhe në shportën e re, Risteski tha se tregtarët, prodhuesit, tregjet, komuniteti i biznesit premtuan para gjithë opinionit se do ta mbështesin aksionin që doli prej tyre, me çka do të ketë ulje prej të paktën 10 përqind të produkteve ushqimore bazë në shportën e Vitit të Ri.

“Tregtarëve, por edhe prodhuesve do t’u thosha se shporta ka 1100 produkte dhe kanë kohë deri në fund të javës, nëse ka parregullsi, t’i korrigjojnë, të ulin çmimin e produkteve ushqimore, para së gjithash, për qytetarët”, tha ai.

Sipas tij, ka kompani me përgjegjësi shoqërore, të cilat i kanë premtuar popullit, sidomos për produkte të caktuara, si vaji i gatimit, sheqeri, prodhimet e qumështit, produktet e mishit, si mishi i viçit, derrit dhe vezët.

Ai shtoi se nëse nuk e bëjnë këtë, Qeveria do të prezantojë masa edhe më drastike në periudhën e ardhshme.

Ligji hyri në fuqi në shtator, i cili duhet të ulë edhe më shumë çmimet e produkteve ushqimore. I njëjti është miratuar në mars të këtij viti, ndërsa në shtator përfundoi periudha gjashtëmujore e parashikuar për respektimin e dispozitave ligjore nga furnitorët dhe blerësit që kanë lidhur kontrata për furnizimin e produkteve.

Periudha gjashtëmujore për harmonizimin e statutit dhe akteve të përgjithshme me dispozitat e këtij ligji i është dhënë edhe Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit. Komisioni gjithashtu inicon procedurë kundërvajtëse në rast të shkeljes së dispozitave ligjore.

Varësisht nga ashpërsia dhe rëndësia e shkeljes, Ligji parashikon dënime për kundërvajtjet më të rënda dhe kundërvajtjet. Shuma më e lartë e gjobës për kundërvajtjen më të rëndë mund të jetë deri në 20.000 euro për një tregtar të madh dhe nga 350 deri në 500 euro për personin përgjegjës. Shuma më e lartë e gjobës për kundërvajtje që mund të shqiptohet në procedurë është 5000 deri në 6000 euro për tregtarin e madh dhe 350 deri 500 euro për personin përgjegjës.