Kundërspin: Gashi spinon për Dautin – me vullnetin e deputetëve shkarkimi është i pashmangshëm
Interpelanca teston besimin e udhëheqësit dhe është një mekanizëm për kontrollin e pushtetit ekzekutiv, qeverisë apo bartësve të tjerë të posteve publike. Prandaj, qëndrimi i Gashit i shprehur përmes deklaratës së kabinetit është formalisht i saktë, por de fakto është spin. Dauti është votuar mosbesim dhe zyrtarisht duhet të shkarkohet për shkak të vullnetit të […]
Interpelanca teston besimin e udhëheqësit dhe është një mekanizëm për kontrollin e pushtetit ekzekutiv, qeverisë apo bartësve të tjerë të posteve publike. Prandaj, qëndrimi i Gashit i shprehur përmes deklaratës së kabinetit është formalisht i saktë, por de fakto është spin. Dauti është votuar mosbesim dhe zyrtarisht duhet të shkarkohet për shkak të vullnetit të deputetëve, shkruan Vërtetmatësi.
Shkruar nga: Teofil Blazevski
Kryeparlamentari Afrim Gashi, lidhur me interpelancën e miratuar për deputeten Ilire Dauti si kryetare e një komisioni parlamentar, ka dalë me një qëndrim që përmban spin:
Spin: Deklaratat e disa mediave se rezultati i votimit për shkarkim mandaton shkarkimin e zonjës Dauti janë të pasakta. Theksojmë se votimi i interpelancës është shprehje e deputetëve dhe nuk ka pasoja juridikisht detyruese për shkarkimin dhe nuk ka efekt juridik. Emërimet dhe shkarkimet rregullohen me procedura të tjera të veçanta të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit, ligjet dhe Kushtetutën, sqaron Kuvendi.
[Burim: Sloboden Peçat – Kabineti i Gashit/deklaratë: Data – 11.01.2025]
Kundërspin: Sqarimi i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi nëse Ilire Dauti është shkarkuar apo duhet shkarkuar nga posti i kryetares së një komisioni parlamentar është shtrembërim i së vërtetës, sepse bie ndesh me vetë institutin e interpelancës që ekziston në Rregulloren e Kuvendit dhe sepse “shprehja e deputetëve” është gjithmonë vullnet i deputetëve.
Gashi, duke luajtur me dispozitat e Rregullores se si dhe në çfarë mënyre janë zgjedhur kryetarët e komisioneve parlamentare, dëshiron të maskojë faktin se kjo mund të bëhet përmes peticionit për shkarkimin e njërit prej atyre kryetarëve. Në fakt, për këtë fakt nuk ka dyshim te kërkuesi për shkarkim, partia politike Levica, e as te partneri i koalicionit në Qeveri, partia politike ZNAM, e ndoshta as te VMRO-DPMNE-ja me votat e së cilës u shkarkua Dauti, edhe pse partia në pushtet ende nuk është shprehur në favor të qëndrimit të Gashit.
Kuvendi konstatoi se Dauti në mënyrë të përsëritur ka shkelur Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren e Kuvendit duke e bllokuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë, apo i quajtur Ligji për “Branitellat”.
Me këtë konkluzion, deputetja e Frontit Evropian është e padenjë për të shërbyer si kryetare e Komisionit dhe grupi i saj parlamentar duhet të paraqesë urgjentisht një propozim të ri për zëvendësimin e saj. Ndryshe, nëse ajo mbetet në çfarëdo mënyre kryetare e Komisionit, krijohet një precedent i rrezikshëm dhe zhvlerësohet dhe tërësisht institucioni ligjor i ‘interpelancës’. Asnjë interpretim i njëanshëm dhe ‘kreativ’ i Rregullores së Kuvendit nga kryeparlamentari Afrim Gashi nuk mund ta shpëtojë Dautin nga përgjegjësia. Fatkeqësisht, paragjykimi i tij i dukshëm në këtë rast duket se është i motivuar vetëm nga përkatësia etnike e deputetit, thuhet në deklaratën e Partisë Levica, raporton Sloboden Peçat.
Të njëjtin qëndrim ata ia drejtuan edhe partisë ZNAM të Maksim Dimitrievskit:
Për ne, rezultati është shumë i qartë. Kuvendi e gjeti përgjegjëse znj. Dauti, padyshim që ajo ka bërë shkelje të Rregullores së Punës, dhe sanksioni për shkeljen e Rregullores së Punës është shkarkim për personin që e ka bërë atë shkelje. Me miratimin e interpelancës, Ilire Dauti është shkarkuar dhe nuk mund të kryejë më funksionin në trupin punues të Kuvendit, thonë nga Lëvizja ZNAM, transmeton Shkupi 1.
Jovan Mitrevski, deputet shumëvjeçar dhe shef i grupit parlamentar të LSDM-së deri në këtë përbërje, gjithashtu mendon se shkarkimi është efektiv për shkak se Ilire Dauti mban poste publike:
Rregullorja e Punës parasheh interpelanca për bartësit e funksioneve publike, ndërsa kryesuesi i komisionit parlamentar është gjithashtu bartës i funksioneve publike. Dauti duhet të largohet nga Komisioni, por është e drejtë e partisë parlamentare që të propozojë kë të dojë për kryetar, thotë Jovan Mitrevski.
Në Rregulloren e Kuvendit, çështja e Interpelancës është e rregulluar në nenet 45 deri në 51. Neni 49, paragrafi 4 përshkruan se çfarë ndodh nëse Kuvendi e pranon interpelancën:
Nëse Kuvendi e pranon interpelancën, miraton konkluzion ku shprehet qëndrimi i tij lidhur me pretendimet në interpelancë.
Në të njëjtin korpus, neni i fundit është 51, i cili përshkruan se kur përfundon procedura e interpelancës:
Kërkimi pas interpelancës ndërpritet nëse:
– u shtrua çështja e besimit në Qeveri,
– Qeveria dha dorëheqjen,
– Kryetari i Qeverisë ka paraqitur propozim për shkarkimin e anëtarit të Qeverisë për punën e të cilit është paraqitur interpelanca dhe
– funksionerri i postit publik ka dhënë dorëheqjen.
Përfundimisht, Instituti Parlamentar, organ i Kuvendit, e interpreton interpelancën si një instrument kontrolli mbi bartësit e funksioneve publike dhe se nëse miratohet, mund të pasojë shkarkimi:
Interpelanca, ndryshe nga pyetja parlamentare, është një procedurë më komplekse dhe një instrument i kontrollit politik mbi qeverinë, ose mbi një bartës të caktuar publik, rezultati i së cilës mund të kërcënojë mbijetesën e qeverisë dhe të çojë në humbjen e besimit të Qeverrisë. Megjithëse qëllimi i interpelancës nuk është përcaktimi i drejtpërdrejtë i përgjegjësisë politike individuale, por hapja e një debati për një çështje me interes më të gjerë për vendin, çështja e përgjegjësisë mund të vijojë, nëse interpelanca pranohet.
Prandaj, Gashi vetëm formalisht ka të drejtë kur thotë se Dauti nuk është shkarkuar, sepse i referohet faktit se në interpelancë po kërkohet të kontrollohet vullneti i deputetëve nëse dikush duhet të shkarkohet apo jo.
Konkluzioni pas seancës është i qartë, siç thotë Levica, sepse Kuvendi me 61 vota “për” ka arritur në konkluzion për bartësen e funksionit publik, Ilire Dauti. Pse? Sepse, siç thuhet në kërkesën për interpelancë, ajo nuk është e denjë për të kryer funksionin e saj, pasi që disa herë e ka bllokuar miratimin e ndryshimeve në Ligjin për veteranët, të cilin me propozim të deputetes Slavjanka Petrovska nga LSDM-ja e kanë përkrahu VMRO-DPMNE dhe Levica dhe ZNAM. Ose siç ka sqaruar VMRO-DPMNE (deputetja Blagica Lasovska), “vetë shpjegimi i interpelancës thotë se Ilire Dauti është krejtësisht joprofesionale, antikushtetuese, arbitrare, tendencioze, madje do të thosha se pengon punën e këtij komisioni”.
Për shkak të argumenteve të lartpërmendura, qëndrimi i Gashit i shprehur përmes deklaratës së kabinetit është formalisht i saktë, por de fakto është spin. lire Dauti duhet të shkarkohet formalisht për shkak të vullnetit të deputetëve, të cilin Gashi e interpreton vetëm si “shprehje e deputetëve”, që është spin. Teknika e shkarkimit dhe emërimit të një presidenti tjetër të Komisionit të lartpërmendur është përshkruar edhe në Rregullore dhe duke pasur parasysh qëndrimet politike të VLEN-it dhe Frontit Evropian/BDI për Dautin, nuk përjashtohet që ajo të emërohet sërish, që është një çështje krejtësisht.