Truproja e Mickoskit do të jetë 30 ditë në burgun e Shutkës, Prokuroria mohoi se rasti i tij lidhet me grupin e Gërçecit

Prokuroria Themelore Publike ka sqaruar që rasti i truprojës së kryeministrit Hristijan Mickoski nuk lidhet me veprimtarinë e grupit kriminal të njohur si Grupi i Gërçecit, transmeton Portalb.mk. “Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuat theksoi se as personat e as dokumentet e lëndës, nuk lidhem me personat ose grupin e […]

Prill 1, 2025 - 23:00
 0  4
Truproja e Mickoskit do të jetë 30 ditë në burgun e Shutkës, Prokuroria mohoi se rasti i tij lidhet me grupin e Gërçecit
Policia e Burgut të RMV-së. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Prokuroria Themelore Publike ka sqaruar që rasti i truprojës së kryeministrit Hristijan Mickoski nuk lidhet me veprimtarinë e grupit kriminal të njohur si Grupi i Gërçecit, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuat theksoi se as personat e as dokumentet e lëndës, nuk lidhem me personat ose grupin e Gërçecit, siç kishin raportuar dje dhe sot disa media”, sqaroi Prokuroria.

I punësuari në Drejtorinë e Gjashtë në Ministrinë për Punë të Brendshme, Angel Saramakov, do të jetë 30 ditë në Burgun e Shutkës, pas vendimit të Gjykatës Penale në Shkup.

Dje (31 mars) Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar kallëzim penal kundër zyrtarit policor A.S., për veprën penale “Zbulimi i sekretit zyrtar” nga neni 360 i Kodit Penal, i cili u ka zbuluar personave të tretë materiale zyrtare. 

Ndryshe, Policia e Maqedonisë së Veriut në fund të vitit 2024 ka arritur të arreston 33 vjeçarin nga Shkupi pasi për të kishte edhe fletarrestim, si i dënuar në lëndën “Mali”, ku janë të përfshirë dy grupe kriminale nga Shkupi. Lënda “Mali” ishte formuar në mars të vitit 2021 ku akuzohen 28 persona, kryesisht nga Gërçeci dhe Gazi Baba. Të akuzuarit në këtë lëndë janë dënuar me burg prej 3 deri 8 vjet.

Anëtarët e dy rrjeteve të organizuara kriminale shisnin narkotikë përmes shitësve në Shkup, Gostivar, Tetovë, Strumicë dhe qytete të tjera. Në mars të vitit 2021 në një aksion të Policisë dhe Prokurorisë në Gërçec dhe Gazi Babë u arrestuan 21 persona, ndërsa në kërkim ishin edhe të tjerë për prodhim dhe tregtim ilegal të lëndëve narkotike.