Kundërspin: Transparenca nuk ka të bëjë vetëm me deklaratat e kryeministrit

Deputeti Ljupço Prenxhov e ka reduktuar gjithë transparencën e institucioneve me deklaratat që kryeministri Hristijan Mickoski i bën në kuadër të aktiviteteve ditore në terren, të cilat shpeshherë janë deklarata për PR. Me këtë Prenxhov po i thoshte publikut se nuk kishte parë një politikan me transparencë më të madhe, shkruan Vërtetmatësi. Deputeti Ljupço Prenxhov gjatë një […]

Jan 29, 2025 - 15:00
 0  4
Kundërspin: Transparenca nuk ka të bëjë vetëm me deklaratat e kryeministrit
Ljupço Prenxhov. Foto ilustrim nga Vërtetmatësi

Deputeti Ljupço Prenxhov e ka reduktuar gjithë transparencën e institucioneve me deklaratat që kryeministri Hristijan Mickoski i bën në kuadër të aktiviteteve ditore në terren, të cilat shpeshherë janë deklarata për PR. Me këtë Prenxhov po i thoshte publikut se nuk kishte parë një politikan me transparencë më të madhe, shkruan Vërtetmatësi.

Deputeti Ljupço Prenxhov gjatë një debati televiziv ka shprehur qëndrimin për transparencën e qeverisjes aktuale në të cilën mund të dallohet spin.

Spin: …Transparenca dhe llogaridhënia në çdo demokraci duhet të jenë shtyllat dhe shenjat themelore. Nuk kam parë kurrë një politikan (thotë se e ka fjalën për kryeministrin Hristijan Mickoski) që të ketë një konferencë për shtyp çdo dy ditë që zgjat 30, 40, 50 minuta dhe mediat i bëjnë të gjitha ato pyetje dhe marrin përgjigje nga kreu i qeverisë dhe natyrisht nga një ministër apo kryetar komune nëse janë të pranishëm. Pra, sa i përket transparencës në lidhje me kryeministrin – e kam ndjekur politikën për një kohë të gjatë – nuk kam vërejtur një transparencë dhe llogaridhënie të tillë dhe një komunikim të tillë me mediat që janë përfaqësues të publikut, siç e ka kryeministri Mickoski.

[Burimi: Telma/Тоp Tema – Prenxhov(pas minutës 38.30); data- 27.01.2024]

Kundërspin: Deputeti Ljupco Prenxhov, i cili nuk është aspak i ri në politikë, spinon një aspekt të rëndësishëm – transparencën e institucioneve e barazon me kontaktet e kryeministrit me mediat përmes deklaratave, të cilat për Prenxhovin janë konferenca për shtyp.

Në debatin për Programin e Qeverisë për vitin 2025, deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska, theksoi edhe mungesën e transparencës në institucionet qeveritare, për të cilën ajo tha se pret të vazhdojë të bjerë, gjë që në këtë përgjigje është spin.

Por edhe nëse do ta reduktonte të gjithë debatin për transparencën e qeverisë vetëm në deklaratat e kryeministrit, Prenxhov do të shtrembëronte të vërtetën në kuptimin që deklaratat e kryeministrit nuk janë konferenca shtypi 30, 40, 50 minuta çdo ditë, por pjesë mjaft e shkurtër e një ngjarjeje të përditshme ku kryeministri zakonisht u përgjigjet dy-tre pyetjeve. Po ashtu, edhe gazetari edhe mysafiri ia përkujtuan Prenxhovit se transparenca e Qeverisë më së miri mund të shihet përmes informatave që mund të shihen në ueb faqen e Qeverisë (https://vlada.mk/).

Dhe fakti është, gjë që vihet re nga gazetarët dhe opinioni i gjerë, se që kur funksionon qeveria aktuale, pra që nga data 01.07.2024, nuk ka më njoftime në faqen e internetit pas çdo seance të ministrave dhe kryeministrit, në të cilat një, dy ose tre ishin nxjerrë pikat më të rëndësishme të diskutuara nga Qeveria Një praktikë e tillë, siç theksoi mysafiri, ka ekzistuar si praktikë e mirë gjatë gjithë mandatit të qeverive të mëparshme.

Kur shkoni te seksioni i Qeverisë së Hapur, më pas te artikujt Seancat e Qeverisë dhe Procesverbalet e Sesioneve të Qeverisë, mund të përdorni disa të dhëna bazë. Aty, për shembull, shihet se Qeveria deri më sot ka mbajtur 46 seanca dhe procesverbali i fundit i publikuar është nga seanca e 40-të e mbajtur më 17 dhjetor 2024. Kjo vonesë është e trashëguar, ka qenë e pranishme edhe gjatë mandatit të qeverive të kaluara, ndonëse ish-kryeministri Zoran Zaev dhe zyrtarët e tij u premtuan gazetarëve se do të trajtohet çështja e transkripteve nga seancat e qeverisë. Diçka që nuk ka ndodhur kurrë.

Dhe përderisa jemi në temën e transparencës, le të kujtojmë se një kryeministër i mëparshëm, Nikolla Gruevski, ka praktikuar edhe transmetimin televiziv të seancave të qeverisë në fund të mandatit të tij, të cilat më së shpeshti janë përdorur për të demonstruar përkushtimin e Gruevskit,që shpesh herë dinin të qortonin publikisht ministrat apo zëvendësministrat që nuk kryenin detyrën. Që do të thotë, ai e përdori transmetimin ekskluzivisht për PR-në e tij.

Si në përputhje me Strategjinë e Transparencës (përgatitur me ndihmën e Metamorfozës) ashtu edhe në përputhje me treguesit sipas të cilëve Metamorphosis merr pjesë në matjet e hapjes së institucioneve qendrore dhe lokale prej shtatë apo tetë vitesh në vendin tonë dhe në rajon, mund të thuhet se deputeti Prenxhov në debatin spinon për transparencën e institucioneve (vetëm) duke e vendosur vetëm në deklaratat dhe konferencat për shtyp të kryeministrit Mickoski.