Kurti: Me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025. Listës për deputetë i është bashkuar edhe këngëtarja Edona Llalloshi. Kurti i ka uruar mirëseardhje Llalloshit, duke thënë se do të jenë edhe më shumë të përkushtuar ndaj artit e kulturës pas aderimit të


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.
Listës për deputetë i është bashkuar edhe këngëtarja Edona Llalloshi.
Kurti i ka uruar mirëseardhje Llalloshit, duke thënë se do të jenë edhe më shumë të përkushtuar ndaj artit e kulturës pas aderimit të Edonës në politik.
Tutje, Kurti ka shkruar se në karrierën e Edona Llalloshit përveç krijimeve cilësore, ajo është shquar edhe për personalitet të veçantë.
Shkrimi i plotë:
Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadëshe, veç krijimeve cilësore është shquar për personalitet të veçantë.
Ajo është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës.
Mirësevjen, Edonë!