“Kurti për elektoratin e LDK-së është asgjë – votuesit shkuan shkaku i Vjosës” – Kujtim Shala për zgjedhjet e kaluara
“Kurti për elektoratin e LDK-së është asgjë”, ka thënë Kujtim Shala teksa është pyetur për gjasat e Lëvizjes Vetëvendosje që ta mabjë një pjesë të elektoratit të LDK-së të cilin ia mori në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Shala ka thënë në “Pressing” të T7 se ajo pjesë e elektoratit nuk ka votuar Lëvizjen Vetëvendojse […]


“Kurti për elektoratin e LDK-së është asgjë”, ka thënë Kujtim Shala teksa është pyetur për gjasat e Lëvizjes Vetëvendosje që ta mabjë një pjesë të elektoratit të LDK-së të cilin ia mori në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Shala ka thënë në “Pressing” të T7 se ajo pjesë e elektoratit nuk ka votuar Lëvizjen Vetëvendojse për shkak të Kurtit, por shkak i Vjosa Osmanit.
Sipas Shalës, Osmani ka pasur një ndikim elektoral real në zgjedhjet e shkutit të vitit 2021.
“Ajo pjesë e elekotratit të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk i është bashkuar atij koalicioni për shakk të Kurtit, por për shkak të Vjosës dhe të strukturës së kolegëve tanë. Kanë shkuar në një strukturë që i është ndarë LDK-së, kjo I bie që së paku Vjosa Osmani si prirëse e listës kishte një ndikim elektoral real”.
“Kurti për elektoratin tonë është i identifikueshëm saktësisht. Është asgjë”, ka thënë Shala.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shpesh po lavdëron presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, ndërkaq ka koalicio me Listën Guxo që identifikohen si rugovistë.