Kurti: Përfaqësimi ndërkombëtar me kinematografinë s`ka munguar as këtë vit

Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me ç’rast theksoi se përfaqësimi ndërkombëtar në aspektin kinematografik edhe sivjet ishte në nivel. “Shumë filma të tjerë të metrazheve të ndryshme morën pjesë në festivale gjithandej botës, edhe sollën çmime me vete në vendlindjen e tyre në Kosovë.

dhjetor 27, 2024 - 01:00
 0  4
Kurti: Përfaqësimi ndërkombëtar me kinematografinë s`ka munguar as këtë vit
kurti:-perfaqesimi-nderkombetar-me-kinematografine-s`ka-munguar-as-kete-vit

kurti:-perfaqesimi-nderkombetar-me-kinematografine-s`ka-munguar-as-kete-vit

Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me ç’rast theksoi se përfaqësimi ndërkombëtar në aspektin kinematografik edhe sivjet ishte në nivel.

“Shumë filma të tjerë të metrazheve të ndryshme morën pjesë në festivale gjithandej botës, edhe sollën çmime me vete në vendlindjen e tyre në Kosovë. Përfaqësimi ndërkombëtar me kinematografinë tonë nuk ka munguar as këtë vit”, deklaroi kryeministri.

Kurti e cilësoi fillimvitin e 2024-ës si “shumë të mirë”, duke përmendur fitimin e vendit të parë të Tiger Short Competition në festivalin e filmit të Rotterdamit nga Ilir Hasanaj, çmimin e parë për dokumentarin më të mirë të shkurt nga festivali i ri në Sarajevë me “Si e verdhë e Sëmurë” të Norita Sefas, si dhe pjesëmarrjen e Samir Karahoda  në festivalin e filmit të Kanës me filmin e shkurtë ”Rrugës”.

Ai veçoi si prej arritjeve më të mëdha kinematografike në gjithë historinë e filmit të Kosovës, hyrjen në fuqi e incentivës së rabatit, kërkesë e kahmotshme e industrisë sonë të filmit. Sipas njoftimit, me të synohet që Kosova të bëhet pikë fokale e rajonit për tërheqjen e investimeve për realizimin e prodhimeve kinematografike dhe të video lojërave, me 30% të kthimit të shpenzimeve të lejueshme brenda ekonomisë vendore.

Me këtë rast, kryeministri deklaroi se nëpërmjet buxhetit më të lartë që ka pasur ndonjëherë kinematografia e Kosovës, janë mbështetur 35 projekte filmike, derisa është hapur edhe një thirrje e re rishtazi për filmin e metrazhit të gjatë.

“Jemi duke punuar në përmirësimin e infrastrukturës së kinemave publike në vend, për t’u siguruar që prodhimet tona filmike bashkë me të tjerat, përfundojnë duke u shfaqur edhe për publikun tonë, në kinematë tona publike”, ka thënë Kurti.

Në kuadër të bashkëpunimeve ndërkombëtare, kryeministri përmendi marrëveshjen ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës për bashkëprodhime filmike të arritur në tetor, si dhe njoftoi nënshkrimin e momerandum bashkëpunimit më 14 shkurt të vitit të ardhshëm, ndërmjet QKK-së dhe Institutit Austriak të Filmit.