U rritën çmimet e produkteve industriale në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit mars është regjistruar rritje e çmimeve të produkteve industriale në tregun vendor për 6.3 përqind, krahasuar me marsin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Çmimet në këtë periudhë u rritën në grupet Energji me 17.5%, Mallra konsumi jo të qëndrueshëm me 4.4% dhe Mallra të ndërmjetëm, përveç energjisë me […]

Prill 29, 2025 - 02:00
 0  4
U rritën çmimet e produkteve industriale në Maqedoninë e Veriut
Fabrikë në Maqedoninë e Veriut. Foto nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit mars është regjistruar rritje e çmimeve të produkteve industriale në tregun vendor për 6.3 përqind, krahasuar me marsin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet në këtë periudhë u rritën në grupet Energji me 17.5%, Mallra konsumi jo të qëndrueshëm me 4.4% dhe Mallra të ndërmjetëm, përveç energjisë me 4.5%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me shkurtin e këtij vitit, në muajin mars nuk u regjistrua ndryshim i çmimeve, duke u regjistruar edhe ulje sit e energjia dhe produktet e qëndrueshme.