Kurti: Qytetari i plagosur u sulmua sepse është kundërshtar i regjimit të Vuçiq

Në një paraqitje para gazetarëve, kryeministri në detyrë Albin Kurti, foli edhe për plagosjen e një qytetari serb të Kosovës, i cili dyshohet se më pas u rrëmbye nga xhandarmëria serbe. Lidhur me këtë rast, Kurti tha: “sulmi me çfarë dimë deri tani ka ndodhur në territorin e Republikës së Kosovës, qytetari i plagosur i

Nëntor 4, 2025 - 20:30
 0
Kurti: Qytetari i plagosur u sulmua sepse është kundërshtar i regjimit të Vuçiq
Kurti: Qytetari i plagosur u sulmua sepse është kundërshtar i regjimit të Vuçiq

Kurti: Qytetari i plagosur u sulmua sepse është kundërshtar i regjimit të Vuçiq

Në një paraqitje para gazetarëve, kryeministri në detyrë Albin Kurti, foli edhe për plagosjen e një qytetari serb të Kosovës, i cili dyshohet se më pas u rrëmbye nga xhandarmëria serbe.

Lidhur me këtë rast, Kurti tha: “sulmi me çfarë dimë deri tani ka ndodhur në territorin e Republikës së Kosovës, qytetari i plagosur i rrezikuar për jetë është shtetas i Republikës së Kosovës, gjithçka tregon që e kanë sulmuar sepse është kundërshtar i politikave dhe i regjimit të presidentit të Serbisë, Vuçiq”.

“Policia ndodhet në vendin e ngjarjes që nga atëherë në asistencë dhe me KFOR-in dhe po kryhen procedurat hetimore”, shtoi Kurti.

“Fqinji ynë verior po vazhdon me sulmet e veta, që kanë qëllim destabilizimin e Kosovës…”, u shpreh ndër të tjera Kurti.