Fillon tërheqja e pakove me fletëvotime jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar tërheqja e pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave të vendit. Tërheqja e pakove me fletëvotimve do të bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar tërheqja e pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave të vendit.
Tërheqja e pakove me fletëvotimve do të bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
“Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave është: 29,725”, tha KQZ.
